• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta mes Shqipërisë dhe Austrisë, djali 28-vjeçar dhe rikthimi në skenë/ Rrëfehet Eva Alikaj: Kur më sulmon maskarai unë bëhem…

by Java News
31/10/2020 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse 59-vjeçare, ajo i përgjysmon vitet me energjinë, buzëqeshjen dhe zërin e saj që ka ngelur i paprekur nga koha.

Aktorja e madhe Eva Alikaj ka qenë e ftuar e rubrikës “Opinion” në News24, ku ka treguar shumëçka për jetën e saj mes Shqipërisë dhe Austrisë, familjen, dy prindërit dhe djalin tashmë 28-vjeçar si dhe anën profesionale dhe rikthimin në skenë.

Alikaj tha se është duke organizuar një mbrëmje poetike me aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa.

“Për momentin po merrem me organizimin e një mbrëmjeje poetike ku do të jenë aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa. Unë nuk e kam lëvruar këtë zhanër por më ka pëlqyer shumë. Shpresojmë që së shpejti ta shfaqim. Provat në ambient të hapur, pa maskë por me distancë.

Teatri po punon me shumë dëshirë por me frikë për shkak të COVID. Po bëjnë prova, janë dy shfaqje paralele. Për festat e nëntorit shpresojmë të kemi dramat në shqip.

Aktorët janë vërtetë të dëshiruara. Të gjithë njerëzit janë sensibël por për aktorët duket si fundi i botës dhe mezi presim të shkojë mirë”, tha Alikaj.

Sa i përket jetës në Austri ku jeton me prindërit, ajo tha se e ka të dashur dhe këtë vend teksa djali Xhino jeton në Gjermani.

“Nuk bëj një jetë spektakolare, një jetë normale. Normalisht që Austria ka një standard tjetër. Këto vitet e fundit më është bërë e dashur Austria. Nuk e di se ku do doja të rrija në Shqipëri apo Austri. Është bërë dhe aty si vendi im. Djali 28 vjeç është në Gjermani, është në orkestër, punon atje, është i dashuruar, nuk shihemi shpesh por flasim në telefon”, tha aktorja e njohur.

A ka qenë djali, arsyeja që Eva jeton mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe a është penduar për këtë sakrificë?

“Jo jo. Isha e vetëdijshme për atë. Çdo nënë do ta bënte por nuk e di si e bëra unë. Ngaqë nuk do ta bëja kurrë, arrita në një pikë kulminante që nuk doja asgjë tjetër, përveç teatrit, jetës që kisha në Shqipëri. Nuk ëndërroja Hollivud apo… absolutisht jo. Më mjaftonte ajo që bëja në Shqipëri. Fëmija im kishte prioritet, ishte fëmijë i vogël dhe zinte vendin e parë. Ishin prindërit e mi dhe tani e kam radhën unë. Mezi qëndroja kur isha e detyruar të ndiqja tim bir, mezi qëndroja se më tërhiqet ky magneti. E vuaja shumë por e dija se do vinte koha ime dhe kjo kishte raste që më lëndonte sepse shikoja reagime të atyre që mendonin se ishte fundi im. E thosha jo gaboni. Unë jam këtu, për fatin tim, aktorët nuk janë balerinë.

Çudia ishte kur erdha këtu, edhe këtu vazhdon e njëjta gjë për verbërinë e tyre. Jo mua vetëm por çdo artist që ka spikatur në fushën e vet duhet vjelë. Besoj që kjo nuk ndodh në Shqipëri. Nuk është një monopol një film, është për popullin.

Është ndryshe në botë, aty ku kam qenë unë dhe ndryshe në Shqipëri. Nuk mendohet të arrihen të tilla standarde si jashtë Shqipërisë. Nuk është ndjekur një politikë e duhur. Shtetit duhet ti kishte dhënë një lloj statusi artistit, që të kishte dinjitet. Qoftë dhe nga ana monetare”, tha më tej aktorja.

Sa i përket lidhjes me profesionin në Austri, ajo tha se ka bërë gjëra të vogla por pa shumë impenjim për shkak të të birit

“Kam luajtur dhe në Vjenë, por o do bëja djalin o do bëja veten. Nëse do isha kushtuar me gjithë fuqinë e shpirtit tim nuk diskutohet që do kisha luajtur në teatër serioz por edhe filma”, tha aktorja.

Më lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar, Alikaj pranoi është ndjerë keq jo pa emocione. A është e lumtur Eva që djali i saj është artist?

“Jam e lumtur që ia dola se ka pasur momente që nuk ishte e lehtë. Do doja që të ishte solist se mund të ishte. Ai është në orkestër, është djalë shumë i mirë. Jo nuk jam nënë posesive. Nëse quhet posesivitet që do ushtrohesh kaq kohë sa më këshillonin mësuesit e tij jam. Nuk jam pishman jo se kam bërë një punë të jashtëzakonshme me fëmijën tim por të vetmen gjë të mundshme. Ka pasur momente që më thoshte, dua të shkoj dhe tek e dashura dhe tek shoku. I thosha tek e dashura po, tek shoku jo. Dhe këtu. Tani që ai nuk ka nevojë për t’i dhënë unë këshilla nuk përzihem fare, pothuajse fare sepse e di që është i rritur dhe do bëjë rrugën e tij”, tregon Alikaj.

Sa për pandeminë ajo shprehet se ka qenë njësoj e vështirë si për gjithë të tjerët. “Kisha fatin që isha me prindërit, nuk i lija t’u afrohej njeri, i ushqeja, i shëtisja. Duhet të jemi optimistë që dhe në atë pamundësi të gjejmë diçka. Unë jam mësuar të vuaj dhe ta marr në dorë punën. Kam qenë si punë kryefamiljar”, thotë ajo.

E pyetur nëse është e njëjta Evë si dikur, aktorja i përgjigjet: “Në thellësinë tim është Eva por kam shumë shtresa dhe mekanizma mbrojtës dhe më vjen keq e them nuk jam aq e mirë sa isha. Më vjen keq që i kam këto mekanizma. Nëse më sulmojnë dua ta kthej mbrapsht. (citon Kipling) Unë flas dhe me maskarenjtë dhe kur mbajnë vendin e tyre, jam në vendin tim. Por kur më sulmon maskarai unë bëhem maskareshë”.

Megjithëse i ka të vështirë ta ndajë dashurinë për teatrin apo për filmin, ajo zgjedh këtë të fundit.

“Pak më shumë filmi sepse ti arrin shumë shpejt popullaritet të madh me cilësi shumë të mirë dhe nuk konsumohesh kurse teatri do më shumë angazhim, ka lodhje”, shprehet Alikaj.

Sa i përket filmit të preferuar aktorja mbetet tek filmi i parë ‘Njeriu i mirë’.

“Mbetem tek filmi i parë, Elsa tek ‘Njeriu i mirë’. Tek filmi i parë kam qenë shumë e pastër, e mirë, thithja çdo gjë. Fluturoja. nuk di të më jetë bërë një vërejtje, sugjerim, kurse në filmat e tjerë kam luftuar. Kisha fat që më zbuluan.

Karriera ime nuk ishte me shkallë, ishte menjëherë lart dhe ose duhet ta mbaje ose të skualifikoheshe. Unë nuk u skualifikova. Unë mendoj që jam e talentuar, se sa nuk e di. S’më pëlqen dëliri unë jam më i madh. Unë jam e lumtur kur iu ndrisin sytë njerëzve, tha aktorja./BW

g.kosovari

Next Post
Aksident në Tiranë/ Shoferët nuk lëvizin makinat nga vendi, bllokohet totalisht trafiku

Aksident në Tiranë/ Shoferët nuk lëvizin makinat nga vendi, bllokohet totalisht trafiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

July 11, 2026
4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

July 11, 2026
Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë bashkëpunimit ndërkombëtar

Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë bashkëpunimit ndërkombëtar

July 11, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump -Iranit: 1000 raketa gati për Teheranin nëse tentohet atentat ndaj meje

July 11, 2026
“Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

“Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

July 11, 2026
Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

July 11, 2026
Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

July 11, 2026
Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

July 11, 2026
Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

July 11, 2026
Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In