• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta mes armëve, drogës dhe prostitucionit/ GJKKO konfiskon pasuritë e ‘të fortit’ të Durrësit (EMRI)

by
15/11/2022 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka vendosur sot të konfiskojë pasuritë e një 49-vjeçari nga Durrësit, pasi dyshohet se janë siguruar nga aktivitet i paligjshëm.

49-vjeçari është identifikuar si Roland (Taulant) Domi, i cili është i dënuar në Itali nën akuzë për pjesëmarrje në grup kriminal, shfrytëzim prostitucioni si dhe trafik lëndësh narkotike.

Në listën e pasurive të sekuestruara bëjnë pjesë toka, apartamente si dhe makina. Emri i Domit kishte dalë nga hetimet e operacionit “Forca e Ligjit, pasi i ishte kërkuar që t’i justifikonte.

Njoftimi i GJKKO:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e dt.14.11.2022 ka miratuar vendimin Nr.37/142, dt.07.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Me këto vendime, Gjykatat kanë vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Roland (Taulant) Domi, 49 vjeç (i dënuar në Itali për veprat penale të “Organizatës kriminale”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”) dhe personave të lidhur me të si më poshtë:

1. Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 3.300 m², Xhafzotaj Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

2.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “TR metalike”, me sipërfaqe totale 234 m², nga e cila 234 m², Truall dhe nga kjo sipërfaqe trualli 82 m² ndërtesë, Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

3.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi me sipërfaqe totale 34.32 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

4.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 20.26 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

5.Pasuria e paluajtshme njësi me sipërfaqe totale 26.36 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

6.Pasuria e paluajtshme ndërtesë, me sipërfaqe totale 128 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

7.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 2,026 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

8.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 888 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

9.Pasuri e paluajtshme apartament, me sipërfaqe prej 34 m2, me kuotë pjesëmarrje 3.6%, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetases N. Domi;

10.Automjet i llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases D. Domi;

11. Automjet i llojit autoveturë, i markës Chrysler Voyager, në pronësi të shtetases D. Domi.

/e.d

Next Post
Financial Times: Si varfëria dhe premtimet e rreme po i joshin shqiptarët të emigrojnë në Mbretërinë e Bashkuar

Financial Times: Si varfëria dhe premtimet e rreme po i joshin shqiptarët të emigrojnë në Mbretërinë e Bashkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e kompanisë “Meta” për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e kompanisë “Meta” për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

October 30, 2026
Shqiptarja e suksesshme/ Përfundoi turin e Future Nostalgia në Tiranë, ja miliona eurot që ka fituar ylli i popit Dua Lipa

Shiste produkte pa leje me emrin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore ndaj tregtarit nga Hong Kongu!

October 30, 2026
EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

October 30, 2026
I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!

I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!

October 30, 2026
“Zgjedhorja”/ Palët e Këshillit Politik mbërrijnë në rezidencën e Yuri Kim, gati të nisë mbledhja “kokë më kokë” me treshen e ambasadorëve

Dy protestat e së shtunës në Tiranë, Ambasada Amerikane apel qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare!

October 30, 2026
Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

October 30, 2026
Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

October 30, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

October 30, 2026
Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In