Ata tërheqin vëmendjen e të gjithëve me jetën luksoze që bëjnë. Fëmijët e të pasurve kanë krijuar llogari në rrjetet sociale, ku hedhin foto që tregojnë se si jetojnë trashëgimtarët e kompanive të mëdha.
Edhe pinjollët e pasanikëve britanikë nuk bëjnë përjashtim. “Fëmijët e pasur të Londrës” është faqja në “Facebook” dhe “Instagram”, ku shpaloset luksi i jetesës si fëmijë miliarderi.
Në foto nuk mungojnë makinat super të shtrenjta si “Bentley” të lara në ar, avionët privatë apo shtëpitë madhështore.