Policia meksikane vazhdon kërkimin për të kapur baronin e drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, i cili u arratis para pak ditësh nga një burg i sigurisë së lartë. Ai vlerësohet si njeriu më i kërkuar në botë.
Ndërkohë fëmijët e tij duket se e shijojnë jetën në nivelet më të larta. Në profilet e tyre në rrjetet sociale ata postojnë foto nga jeta luksoze me makina të shtrenjta, festa të shfrenuara.
Guzman, 60 vjeç, ka tre djem dhe një vajzë. Pasuria e tij mendohet se shkon deri në 3 miliardë dollarë.
Që prej arratisjes së tij, djali më i madh, Ivan Guzman, është tallur me policinë. 25 mijë agjentë janë në kërkim të El Chapo.













