Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se shtetasja A.K, e cila shfaqet në video skandalin e Safet Gjicit, ka dëshmuar në SPAK.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha zbuloi se A.K ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet pasi është kërcënuar.
Ajo nuk është marrë në mbrojtje dhe nuk është lejuar as të nxjerrë fëmijën e saj nga Shqipëria.
Ka tentuar të çojë fëmijën e vetë te familjarët, diku ngjitur me Shqipërinë dhe nuk e kanë lejuar.
Ajo mund të tërhiqet për shkak të presionit. Kam biseduar me të në telefon. E kanë kërcënuar dhe nuk ka asnjë mbrojtje sot”, deklaroi Hoxha.