• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta e Luiz Ejllit para se të futej në BBV: Nga mesazhet +18 me fansen e deri te ndarja nga e dashura

by Java News
04/02/2023 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë rrëmbyer tashmë zemrën e të gjithëve. Ajo që prej javësh pritej, tashmë ndodhi. Çifti shkëmbeu edhe puthjen e tyre të parë, duke emocionuar fansat jashtë shtëpisë së Big Brother.

Një histori që u duk se nisi më së shumti si lojë, tashmë është shndërruar në një lidhje dashurie, shoqëruar me premtime të mëdha, për martesa reale dhe shumë detaje të tjera.

Por teksa në shtëpi ‘ka shpërthyer’ dashuria, jashtë ka shpërthyer një tjetër diskutim, që lidhet pikërisht me jetën e dy protagonistëve jashtë shtëpisë. Fillimisht të shumtë ishin ata që aluduan se moderatorja ka një lidhje jashtë, ndaj edhe po ngurronte t’i jepte një puthje Luizit.

Pas hipotezave për Butrint Imerin apo edhe për Mozzik, të shumtë ishin emrat që u përfolën për një histori me Kiarën. Megjithatë teksa gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemet, një tjetër histori dashurie ka mbetur pezull. Dhe protagonist është pikërisht Luizi.

Ditët e fundit në rrjet po përflitet për një partnere që këngëtari ka lënë jashtë, para se të bëhej pjesë e shtëpisë. Mediat kanë shkruar se ishte pikërisht partnerja e tij që kujdesej edhe për faqen e tij të Instagramit dhe si rrjedhojë pikërisht ndaj edhe në profilin e tij mungonin fotot apo videot me Kiarën.

Por duket se historia këtë herë nuk është një trinom dashurie. Me atë çfarë kemi mundur të mësojmë, Luizi ka pasur një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother. Vajza në fjalë ishte nga Shkodra, por prej kohësh jetonte e punonte të Tiranë. Dyshja kalonte shumë kohë së bashku në Tiranë, duke shijuar një raport pa shumë pyetje apo komplikime.

Por e gjithë historia ka përfunduar pak para fillimit të Big Brother. Nuk dihet nëse dyshja është ndarë pikërisht se Luizi do të bëhej pjesë e lojës, apo kanë vendosur t’i japin fund pikërisht për problemet e tyre.

E pasi kanë kaluar vetëm pak ditë nga kjo ndarje, këngëtari u bë pjesë e shtëpisë, duke deklaruar që ditët e para pëlqimin e tij për Kiarën. Duket se kjo ka qenë edhe ‘goditja’ e fundit për raportin që kishte jashtë.

Edhe nëse do të kishin një mundësi për t’u ribashkuar, me afrimin e tij me moderatoren, kjo histori duket e mbyllur përfundimisht. Luiz Ejlli para se të bëhej pjesë e lojës nuk ishte aktiv në rrjetet sociale, ndaj edhe e gjithë historia e dashurisë është jetuar larg fokusit mediatik.

Por miqtë dhe rrethi i ngushtë e kanë njohur vajzën në fjalë, duke pranuar se shpesh kalonin kohë me këtë çift në Tiranë. Por duket se historia nuk ka qenë as shumë e gjatë dhe as shumë formale, duke sjellë distancimin në pak kohë, ndonëse me një shpresë për një ribashkim, që tashmë vështirë se do të ndodhë.

Pak para futjes së tij në Big Brother, këngëtari foli edhe për jetën e tij private, duke deklaruar se ishte single. Më tej ai ka ka treguar që nuk ka qenë asnjëherë i fejuar. Ai ka theksuar problemin e keqinformimit dhe fokusimit të mediave tek lajmet jo të duhura, problem ky për artistët që e kanë të ekspozuar jetën private, por edhe për publikun që i serviren lajme të tilla.

“Mua më kanë bërë të fejum e të martumë e me fëmijë e me gjithësend, por mirë i them unë vazhdo”. Gjerësisht në media është folur për lidhjen e tij me Megi Topallin. Çifti që kaloi shumë vite bashkë i dhanë fund këtij raporti pa shumë bujë.

Vetë Luizi e ka përmendur në shtëpinë e Big Brother, duke thënë se nuk do të donte të flitej për të brenda, duke qenë se tashmë ajo ka jetën dhe familjen e saj.

Megi nuk foli për ndarjen e bujshme, ndërsa Luiz-i pranoi të fliste për herë të parë në emisionin “Pasdite në Top Channel”, duke e përshkruar atë që kishte ndodhur për disa vite me Megin, si një flluskë sapuni.

Luizi tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte: “E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”.

I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”.

Por duket se si beqar, Luiz Ejlli i ka lënë disa bëma. Përveç momenteve kulminante në karrierën e tij si fitorja në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në vitin 2005, përfaqësimi i Shqipërisë në ‘Eurovision 2006’ dhe fitorja në festivalin ‘Kënga Magjike 2010’, ai ishte përfshirë edhe në një skandal disa vite më parë.

Më saktësisht në vitin 2017, në mediat online kishin rrjedhur disa biseda intime që ishin kryer në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, me një fanse. Bisedat që në shikim të parë mund të duken “normale” mes të rriturish për t’u bërë pas orës 00:00, në atë kohë kishin dëmtuar imazhin e artistit.

Vet këngëtari shkodran kishte bërë një reagim po në rrjetin social Facebook, duke iu kërkuar mediave që të mos e keqpërdornin emrin e tij.

“Ka ditë që po merren me mua portale të ndryshme për të fituar 15 mijë lekë të vjetra për një postim që bëjnë. Më vjen vërtet keq që e bëjnë këtë gjë. Sot kanë publikuar gjoja sikur unë kam folur me një fjalor banal me dikë. Ju kërkoj në mënyrë të hapur ju lutem mos e keqpërdorni emrin tim. Unë kam një familje, kam një nënë, kam një motër. Mos me dëmtoni në këtë mënyre”, kishte shkruar Ejlli në reagimin e tij.

Mesazhet përmbanin një bisedë erotike mes këngëtarit dhe një vajze. Por artisti mohoi që të ishin të tijat këto biseda. Por tani të gjitha këto i përkasin të shkuarës dhe artisti shkodran është duke këmbëngulur për dashurinë e Kiarës.

Madje aq i dashuruar duket sa publikisht ka bërë plane për tu martuar me moderatoren dhe për të vijuar jetën larg famës dhe zhurmës mediatike./m.j

Next Post
“Me vra veten, paska qenë njeri i pabesë”/ Përgjimet: Si u arrestuan mjeku dhe imazheristi i QSUT

"Me vra veten, paska qenë njeri i pabesë"/ Përgjimet: Si u arrestuan mjeku dhe imazheristi i QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In