• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta e emigrantit/ Nga drejtor shkolle e mësues matematike, murator në Itali!

by Java News
04/02/2023 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albert Kola një ish-drejtor shkolle në Shqipëri, tani punon si murator në Romë. Historinë e tij e rrëfeu në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ku tregoi për rrugëtimin nga mësues, në drejtor, e më pas murator në vendin fqinj. Kola tregoi në Dritare TV, se për të emigrimi ka qenë një sakrificë që e ka bërë për fëmijët.

“Ka katër vjet që punoj në Romë. Punoj murator. Është një kantier i madh ku punojnë rreth 100 persona. Në Shqipëri kam punuar si mësues në ’85, pastaj 6 vjet kam punuar në Milano si punëtor krahu dhe pastaj bëra disa kurse për murator. Kam qenë mësues i ciklit të ulët.

Nga drejtor shkolle, murator në Itali!

Kam përfunduar universitetin për mësues i ciklit të ulët në ’85, pastaj jam emëruar mësues në shkollën 8- vjeçare Fier dhe kam dhënë matematikë për dy vjet. Kam punuar dy vjet dhe për motive pune drejtori që ishte shkoi në një kurs dhe u vendosa unë drejtori i shkollës për një vit.

Pastaj edhe tre vite të tjera kam qenë drejtor shkolle në një vend tjetër dhe më vonë jam emëruar përsëri mësues matematike në vendin ku kam lindur, 3 kilometër nga Rubiku. Me origjinë jam mirditor. Motivi që kam emigruar me gomone dy herë, e kam arritur. Kam shkolluar fëmijët. Unë jam babi i 5 fëmijëve. Vij nga një mentalitet i vjetër që donim dhe një djalë dhe kam 4 vajza një djalë. Djali ka lindur pas 9 vitesh pasi kisha sjellë familjen në Itali. Në kohën kur unë emigrova isha babai i 3 vajzave dhe kisha gruan shtatzënë, prindërit që jetonim me mua. Vendosa të emigroja për një të ardhme më të mirë. Nuk shikoja të ardhme në Shqipëri për fëmijët e mi, sepse ne prindërit kemi gjithmonë detyrime për fëmijët. Prindërit e mi kanë bërë maksimumin për mua dhe unë do bëj maksimumin për fëmijët e mi”, u shpreh Kola./m.j

Next Post
Vendi “më pak bujar” në rajon dhe të parafundit në botë për vullnetarizmin: Shqipëria e 96-ta në botë

Vendi “më pak bujar” në rajon dhe të parafundit në botë për vullnetarizmin: Shqipëria e 96-ta në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com