Jessica Alba ka kaluar pak ditë pushimi në Hawaii, para se të festojë ditëlindjen, më 28 prill. Në prag të 35-vjetorit ajo shfaqet më seksi se kurrë, madje e pohon edhe vetë. “Ndihem më mirë 35 vjeç se sa 25 vjeç”, thotë aktorja, e cila shton edhe se “25, 26 dhe 27 vjeç kanë qenë vite krize për mua”.