• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jeruzalemi”/ Pro apo kundër Amerikës? Sprova e Shqipërisë në OKB dhe paralajmërimet nga SHBA…

by A R
21/12/2017 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria gjendet sot përpara një sprove të vështirë në OKB, në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është mbledhur për një seancë të jashtëzakonshme, ku do të hidhet në votë rezoluta kritike ndaj vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, si dhe zhvendosjes së Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Vet presidenti Trump tha se kombeve që do të votonin kundër Amerikës do t’iu ndërpritej asistenca financiare. Shqipëria është pikërisht njëra prej vendeve që e përfiton këtë lloj mbështetjeje nga Shtetet e Bashkuara.

“Le të votojnë kundër nesh po deshën, nuk na bëhet vonë. Do të kursejmë më shumë, sepse nuk do të ndodhë më si përpara, që të votohet kundër nesh, e ne prapë të japim miliona e miliona dollarë. Nuk do të përfitojnë më prej Amerikës, kjo është e sigurtë”, deklaroi presidenti Trump.

Më herët, ambasadorja amerikane në OKB, Nikky Haley paralajmëroi se do të mbahet shënim mënyra sesi do të votojnë të gjitha shtetet. Pozita e Shqipërisë përballë Shteteve të Bashkuara, në këtë rast bëhet edhe më e sikletshme, prej faktit se bashkëshorti i ambasadores është me origjinë shqiptare, e këtë fakt e pohoi vet ambasadorja Haley gjatë një pritjeje të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ku ambasadorja premtoi se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen fuqishëm për njohje të tjera të Pavarësisë së Kosovës.

Seanca emergjente si kjo e sotmja janë vetëm 10 që prej vitit 1950, e hera e fundit kur u zhvillua një mbledhje e tillë në OKB ishte në vitin 2009, ku në fokus ishin pikërisht diskutimet për Jeruzalemin Lindor dhe territoret e pushtuara palestineze.

Shqipëria e vogël është përfshirë në këtë çështje globale për shkak të angazhimit të saj në organizmat ndërkombëtare. Një javë më parë, Shqipëria mori pjesë në Samitin urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, ku rezoluta e përbashkët – ku Jeruzalemi u thirr me emrin arab Al-Quds, – dënoi vendimi e presidentit Trump për njohjen e Jeruzalemit, duke u shprehur se vendimi i presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit ishte një tërheqje e Uashingtonit nga roli i tij në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Një ditë më pas, kjo pjesëmarrje e Shqipërisë në këtë samit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik nuk kaloi pa debat në Parlament:

“Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB me 4 rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që bëjnë referencë te viti ’67, me linjëzimin tonë në politikën e Jashtme 100% me atë të Bashkimit Europian”, shprehej Bushati në Kuvend.

Gjatë paradites së sotme, Top Channel kontaktoi me Ministrinë e Jashtme, por pa marrë një përgjigje për atë se çfarë do të bëjë Shqipëria sot. Vet kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të qëndrojë 10 ditë, me një axhendë që nuk është bërë publike nga zyra e shtypit. Pyetja për sot është: Si do të votojë Shqipëria? Pro, apo kundër presidentit Trump?/TCH/a.m.

Next Post
Athinë, arrestohet shqiptari që tentoi të përdhuntonte 11-vjeçaren

Pasaporta greke kushton sa një...shtëpi, ja oferta e Athinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com