• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

JERUZALEMI/ Në OKB të gjithë rreshtohen kundër Trump, Izraeli bombardon Gazan

by Java News
09/12/2017 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli nisi bombardimin e disa objekteve në Gaza që i përkaesin grupit militant Hamas, si shenjë shpagimi, siç thonë zyrtarët e shtetit hebre, ndaj sulmeve palestineze me raketa. Shënjestra e goditjeve ajrore mëngjesin e së shtunës kanë qenë disa depo armësh. Dy persona humbën jetën gjatë sulmeve ajrore, çka e çon në katër numrin e vdekjeve në radhët e palestinezëve që prej ditës së premte, kur dy vetë u vranë në protesta.

Tre raketa u lëshuan drejt Izraelit mbrëmjen e një dite më parë. Tensionet e vjetra nxorrën krye sërish kur Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të rrëzojë një politikë dhjetëravjeçare neutraliteti me njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, e tani situata sa vjen e po përshkallëzohet duke ushqyer gjithmonë e më shumë frikën e një intifade të tretë.

Izraeli e ka parë gjithmonë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë se Jeruzalemi Lindor, i pushtuar nga shteti hebre gjatë luftës së 1967-tës, duhet të jetë kryeqendra e shtetit të ardhshëm të Palestinës.

Në trazirat që pasuan faljet e së premtes dhe thirrjet për një dite zemërimi ndaj lëvizjes së Trumpit u plagosën 217 palestinezë. Protesta pati edhe në Jordani, Egjipt, Irak, Turqi, Tunizi e Iran.

Amerikanët kanë hasur kritika edhe në Këshillin e Sigurimit, ku ambasadorja Nikki Hayley u përpoq ta mbronte vendimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë, por kreu i misionit diplomatik të Egjiptit në OKB, Amr Abdellatif Aboulatta e cilësoi atë një “precedent të rrezikshëm”, ndërsa ambasadorët e Britanisë së Madhe Suedisë, Italisë dhe Gjermanisë, përmes një deklarate të përbashkët thanë se ky vendim nuk është në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i dobishëm për situatën.

Next Post
(FOTO+ EMRI) Durrës/ Prangoset 57-vjeçari në Ishëm, u kap me drogë dhe fishekë

(FOTO+ EMRI) Durrës/ Prangoset 57-vjeçari në Ishëm, u kap me drogë dhe fishekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In