• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Jeremiç: Tensionet rreth Kosovës, të koordinuara midis Thaçit e Vuçiçit

by Java News
03/02/2017 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja e tensioneve rreth Kosovës, që po ndodh gjatë javëve të fundit është e koordinuar drejtpërdrejt midis Hashim Thaçit e Aleksandar Vuçiqit për shkak të zgjedhjeve të paralajmëruara në Serbi.

Kështu ka deklaruar kryetari i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm (CIRSD), Vuk Jeremiç, shkruan “Danas” i Beogradit, transmeton Koha.net. Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë thotë se ata po përpiqen të mjegullojnë problemet ekonomike duke ngritur tensionet në mënyrë artificiale.

“Kur doni të mjegulloni atë që po ndodhë, se papunësia po rritet, pavarësisht nga lustrimi i statistikave, se dhjetëra mijë të rinj dhe njerëz të aftë për punë po ikin si të pa kokë, atëherë rrisni tensionet rreth Kosovës, ndonëse nuk ka asnjë arsye të vetme që rreth saj të ketë tensione”, citohet të ketë thënë Jeremiç.

Ai është shprehur se kjo mënyrë e sjelljes tashmë është e njohur në këto hapësira, sepse kështu janë sjellë Sllobodan Millosheviçi dhe Franjo Tugjman gjatë viteve të nëntëdhjeta kur kanë dashur të forcojnë pushtetin e vet për një periudhë dhjetëvjeçare, gjë që ka ndodhur.

“E tash Thaçi e Vuçiç duan të forcojnë pushtetin e tyre për dhjetë vjetët e ardhshme. Kur janë në Bruksel ata përshëndeten dhe merren vesh pas dyerve të mbyllura, e kur kthehen mbajnë mbledhje dramatike – në rastin tonë kryeministri fluturon me helikopter në Rashkë dhe fton kryebashkiakët nga veriu (i Kosovës – sqarim) për konsultime”, ka thënë Jeremiç.

“Kjo është sjellje e papërgjegjshme, e shoqëruar me negociata në Bruksel të cilat pushteti i vlerëson 5:0. Nëse janë 5:0 për ne kundruall Kosovës, pyes se çfarë do të ndodhte sikur shqiptarët ta zvogëlonin rezultatin në 5:1. Kjo do të ishte katastrofë”, është shprehur ish ministri i Jashtëm Serb, tash pretendent për postin e presidentit të Serbisë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Hernandez i Atletico arrestohet sepse rrahu të dashurën

Hernandez i Atletico arrestohet sepse rrahu të dashurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

October 20, 2026
Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

October 20, 2026
Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 20, 2026
Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

October 20, 2026
Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

October 20, 2026
Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

October 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha i ndërseu median e familjes ambasadorit të SHBA?

October 20, 2026
Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

October 20, 2026
Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Saliu i universiteteve

October 20, 2026
Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com