Me rezultatin e raundit të tretë të votimit, Serbia është renditur në fazën finale të procesit zgjedhor për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB-së, ka deklaruar kandidati i Serbisë për këtë post, Vuk Jeremiç.
Jeremiç ka vlerësuar se me këtë hap “mund të jemi shumë të kënaqur”.
“Procesi i zgjedhjes tani hyn në fazën më komplekse, ku pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nisin negociatat intensive ndër-partiake në të cilat do të shqyrtohet emrat më të suksesshëm të kandidatëve”, ka sqaruar Jeremiç, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se do të vazhdojë fushatën e tij intensive, para raundit të katërt të votimit, i cili pritet të zhvillohet në shtator. (b.an)











