Një 38-vjecar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi është kapur duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.
Policia gjatë një kontrolli rutinë, dhe pas testit të alkolit ka vërejtur se drejtuesi i mjetit është në gjendje të dehur.
I arrestuari është Kastriot Daci, 38-vjec, banues në Durrës. Ai po drejtonte një mjet tip “Audi” me targa AA 503HI.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drjetim i automjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. (java /r.a)