• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Jepini kohë kohës

by S M
24/10/2018 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Gjuha e përdorur nga Sali Berisha është një nga markat më të vjetra të Shqipërisë së postkomunizmit. Është marka që ka shenjuar dhe që i ka bërë udhë trajektores 30 vjeçare të krizës shqiptare dhe të zhvillimit të deformuar që ka marrë Shqipëria pasi komunizmi shqiptar e la të boshatisur piedestalin e pushtetit. Piskama e politikanit Berisha ka qenë jo vetëm një oktavë më lart se ajo e të gjithë të tjerëve rrotull apo përballë tij. Ajo ka qenë një modë për t’u ndjekur për përkrahësit e vartësit në PD, ose një shenjëstër sulmesh dhe sherresh për kundërshtarët. Ka qenë piskama e tranzicionit.

Këto orë po shohim të zhvillohet seanca e rradhës e diskutimit publik, që lidhet me ato që thotë në publik Sali Berisha, por edhe me mënyrën sesi i thotë. Janë jo vetëm akuza, por rregullisht diçka më shumë akuza. Janë jo vetëm fakte, por gjithmonë diçka më shumë se fakte (pra, shume shpesh i bie të jenë fakte të sajuara). Janë shumë shpesh jo vetëm të vërteta, por diçka më shumë se të vërteta. Janë të vërtetat e Berishës, të cilat kanë rregullisht brenda jo vetëm atë që ka ndodhur, por mbi të gjitha atë që Sali Berisha mendon se ka ndodhur. Atë që Berishës i duhet që të ketë ndodhur në një moment të caktuar dhe për një arsye të caktuar. Realiteti i qepur nga rrobaqepësi 28 vjeçar i politikës shqiptare – kështu quhet kjo sjellje publike e ish-kryeministrit, për të cilin faktet dhe provat janë një aksesor i panevojshëm.

Jemi mësuar këto vite me Berishën dhe me ato që ai nxjerr nga goja. Si president, kur shkundte podiumet dhe sokëllinte shesheve, si kryeministër, kur nxirrte nga goja fjalën e fundit të imagjinueshme për kundërshtarët politikë, por edhe si një “ish” që e ndërroi pushtetin, partinë dhe qeverinë me një profil të rrjetit social, ku poston çfarë t’i dërgojë cilido anonim i rrjetit që ka vendosur të nxjerrë dufin me taksambledhësin e lagjes , ose edhe që kërkon thjesht të tallet.

Emisioni i fundit televiziv ku Berisha u përball me disa gazetarë dhe mori nëpër gojë disa të tjerë, nuk shënon asgjë të re në “epikrizën” e komunikimit të tij publik. Sërish akuza të paprovuara, sharje e fyerje në adresë të kujtdo që i erdhi në mendje. Është e njëjta gjuhë e njeriut që kultivoi dhe i dha formë kulturës së urrejtjes në politikën shqiptare. Një qasje parimore që refuzonte çdo mundësi marrëveshjeje, kompromisi dhe komunikimi normal me kundërshtarët.

Në thuajse 3 dekada të karrierës së tij Sali Berisha krijoi me forcën e pushtetit që mori, energjinë e pashtershme negative që mbart dhe vullnetin e pathyeshëm për të preferuar tensionin e jo paqen, konfrontimin e jo uljen në tryezë – një kulturë të vërtetë ndarjeje dhe mospajtimi në krye të shtetit dhe institucioneve shqiptare. E cila më pas rezonoi në të gjithë strukturën shoqërore të vendit. Nëse e kemi patur historikisht të vështirë të merremi vesh vetes, në momente nga më banalet deri tek ato më historiket, sjellja e dhunshme e politikanit më të fuqishëm të tranzicionit shqiptar ka qenë kurdoherë aty, për të hedhur benzinë në zjarr, për të penguar çdo afrim, për të tërhequr një marrëveshje të minutës së fundit dhe për të hedhur në erë çdo urë bashkëpunimi.

Berisha e ka konsideruar këtë sjellje në më shumë se një rast, si një tipar që i ka dhënë forcë e hijeshi imazhit të tij prej “burri të fortë”. Paçka se urrejtja, tonet e larta, sharjet e akuzat ekstreme me të cilat ka provokuar për 30 vjet jo vetëm klasën politike, por të gjithë shoqërinë shqiptare, nuk pasqyronin kurrsesi realitetin e përditshëm të këtij vendi. Ku demokratë, socialistë e zogistë nuk kapeshin për flokësh sa herë takoheshin shkallëve të pallatit.

Ish-kryeministri ka vendosur t’i qëndrojë besnik deri në fund këtij stili politik. Megjithëse është gjithnjë e më pak i deshifrueshëm për të rinjtë dhe përherë e më tepër jashtë kohe dhe hapësire për më të vjetrit, kjo sjellje publike plot akuza të skajshme, metafora e epitete poshtëruese dhe fraza të vrazhdta, vazhdon të mbijetojë mes nesh si një rudiment i konsumuar që s’ja vlen ta çosh më në gjykatë.

Për fat Berisha mbetet një rast unik në jetën tonë politike. As pasardhësi i tij Basha, megjithë përpjekjet, nuk arrin do të kapë oktavat e zërit të Doktorit dhe as Rama nuk e ka për zakon të merret me familjarët e opozitës, me zellin e mbrapshtë të paraardhësit të tij. Fatmirësisht si Rama, ashtu dhe Basha mund të bëhen jo rrallë pafundësisht të mërzitshëm, të pavërtetë e hipokritë në ato që thonë, por nuk e kanë e nuk do ta kenë kurrë aciditetin e komunikimit publik të Sali Berishës. Dhe kjo është një shenjë tjetër se Shqipëria po del ngadalë nga tuneli absurd i tranzicionit. Koha fiton mbi të gjithë dhe mbi gjithçka. Berisha nuk bën përjashtim.

Next Post
Turizmi, Rama: Ndal “golemizimit” të bregdetit

Turizmi, Rama: Ndal “golemizimit” të bregdetit

Comments 1

  1. Njeri says:
    8 years ago

    Koka ha kohen, pastaj koha ha koken!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com