Prokuroria e Posaçme ka lexuar konkluzionet perfundimtare p duke kërkuar dënimin e 7 zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës në kuadër të “Dosjes 5D” që u gjykua me procedurë të zakonshme.
SPAK kërkoi dënimin e 3 drejtorëve të Bashkisë dhe 4 shtetasve të tjerë, përfaqësues të Bashkisë dhe kompanisë “5D”, përkatësisht:
Redi Molla 11 vjet burg, dënim potësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 viteMariglen Qato 9 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite
Taulant Tusha, 4 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite
Albano Janku, 2 vite, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite
Enton Punavija, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite
Julian Zanaj, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite
Nestor Muhametllari, 7 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 viteI vetmi që ndodhet në burg nga emrat e mësipërm është Mariglen Qato. Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Redi Molla dhe Mariglen Qato thotë SPAK, kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.
Më herët, Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor duke dënuar katër prej të pandehurve që u gjykuan në proces të ndarë për dosjen “5D”, por që nuk do të bëjnë asnjë ditë burg. Drejtoresha e klubit shumësportësh, Deborah Keçi, me tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Renaldo Gjerazi u dënuan me shërbim prove për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Sipas SPAK, ata krijuan kushte dhe privilegjuan kompaninë “5D” të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të shpallej fituese në procedura tenderash.











