• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Jepet masa për 31 të arrestuarit në veri të Kosovës

by Java News
31/05/2019 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë  për 31 të arrestuarit në aksionin policor të zhvilluar në veri të Kosovës.

Të arrestuarit do të mbahen për tridhjetë ditë në paraburgim, ndërsa akuzohen për një sërë veprash penale si; pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar,  marrje e ryshfetit, shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore dhe tregtia e ndaluar.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.V-B, V.D, I.U, për shkak të veprave penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale, Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar  nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3  të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Marrja e Ryshfetit  nga neni 429 paragrafi 2 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurve I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I për shkak të veprave penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizua nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale Tregtia e ndaluar nga neni 305/2 të KPRK-së, Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318/1 të KPRK-së, kundër të pandehurve A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Marrja e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata ka marrë aktvendim dhe tridhjetë e një të pandehurve u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit po të gjenden në liri mund të fshehin provat e veprës penale, mund të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbej si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Gjithashtu gjykata ka konstatuar se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par 1 nën par 2.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Next Post
Zbulohet jeta sekrete e ish-moderatorit, urdhëronte vrasjet që t’i transmetonte më pas në emisionin e tij

Zbulohet jeta sekrete e ish-moderatorit, urdhëronte vrasjet që t’i transmetonte më pas në emisionin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In