Sot ne mesdite i eshte dhënë lamtumria e fundit ish-kampionit të mundjes dhe njëherazi biznesmenit human, Muhamet Malo. Homazhet ne nderim te tij u zhvilluan ne hollin e Radio-Televizionit Shqiptar, me nje pjesemarrje te gjere, mes tyre edhe personalitete te fushave te ndryshme, te cilet vleresuan figuren dhe dimensionin human të Malos.
Kolonjari Muhamet Malo, ish-sportist i njohur ne mundje dhe një nga biznesmenët e parë me ardhjen e demokracisë, ka ndërruar jetë diten e djeshme.
Muhamed Malo lindi ne 13 maj te 1957. Ne rinine e tij eshte marre me sportin e mundjes ne klubin Studenti nga 1971-1977.
Nga 1977 deri më 1979 ka qenë pjesë e klubit te Partizanit, ndërsa në vitin 1990 u rikthye te Studentit. Nga viti 1982 deri në 1990 ka qene kampion i Shqipërisë në mundjen klasike për peshën 82 kg deri në 90 kg.
Nder bizneset e medha te tij jane Eurolloto, Televizioni Telesport, Dajti Expres (teleferiku), aksioner ne Banka Credins etj.
Njihet edhe si humanist me kontribut ne ndihme te artit dhe sportit shqiptar, por edhesi lobist i sportit shqiptar ne bote. Kohet e fundit eshte nderuar edhe me titullin Honoris Causas.
Për të gjitha kontributet që ka dhënë në sport është nderuar me Mirënjohjen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe institucione te tjera. /b.d