• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jepe dorëheqjen Ilir, mbaje fjalën

by Artur Ajazi
26/04/2021 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Që Partia Socialiste e ka fituar mandatin e tretë (të paktën nga numurimi i kutive të votimit deri tani) kjo as nuk diskutohet. Që Partia Demokratike do të qëndrojë në opozitë, dhe se LSI-ja, ka pësuar goditje të madhe elektorale, dhe kjo nuk diskutohet. Por problemi qëndron në faktin se, a do ta mbajë Iliri premtimin. Ai ka deklaruar 1 javë më parë se “në rast se Rama merr 71 deputetë, jap dorëheqjen”. Erdhi koha Like, duhet të mbash fjalën, “burri është burrë”, ke thënë ti. Në rast se ke qenë “tapë”, atëhere ndryshon puna. Por kur ke deklaruar dorëheqjen, ishe më esëll se kurrë. Atëhere ik, ik dhe mos u kthe më kurrë në politikë. Ik se me ty pas kësaj, do të merret drejtësia. Por edhe sikur të mos ikësh vetë, Parlamenti i ri, do të nisë urgjentisht procesurat e shkarkimit tënd, për 1001 arsye. Ti e tensionove situatën parazgjedhore. Ti ke mbi 2 vjet që provokon dhe nxit dhunën në Shqipëri. Ti ke mbi 2 vjet që ke dalë nga shinat Kushtetuese të postit që fatkeqësisht mban deri sot. Ti ke mbi 2 vjet që i ke shpallur luftë të hapur qeverisë , shqiptarëve, SHBA-së, BE-së, dhe kujdo ambasadori që vlerëson me të drejtë Edi Ramën. Ti ke futur në politikën shqiptare frymën e ndasive dhe urrejtjes. Ti ke tentuar të injektosh në mëndjen e shqiptarëve, ndasitë fetare dhe krahinore. Ti ke nxitur revolucionin dhe dhunën e masës ndaj institucioneve ligjzbatuese. Ti ke marrë në mbrojtje antiligjorët, dhe ke hedhur baltë mbi institucionet kushtetuese. Ti ke guxuar të prishësh zgjedhjet e lira, fushatën elektorale, dhe ke marrë në mbrojtje kandidatët e LSI-së që mes Tiranës kanë derdhur para për të blerë mandatin. Për këto dhe shumë arsye të tjera Like, duhet të ikësh. Ti nuk je më president, por thjesht një kryetar partie në “mërgim”, pasi as postin e kryetarit të LSI-së nuk e merr dot nga Monika. Ike Like ikee, bashkë me LSI dhe Sali Berishë. Edhe sikur gjithë floririn të shkrish në furra elektrike ti, nuk ke shans të vish kurrë në pushtet. Edhe sikur gjithë apartamentet dhe vilat të shesësh ti, sërish nuk do të kesh më shansin të bëhesh ndonjëherë pengesë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Fitorja e 25 Prillit, ka shtruar tanimë trasenë e fitores edhe të 2 mandateve të tjera Like, dhe deri në 2030, Edi Rama do të jetë kryeministër Shqipërisë. Ike Like ikeee, bashkë me sorollopin e Presidencës, që e vure në shërbim të misionit tënd antikushtetues, dhe që shumë shpejt do të përgjigjeni para ligjit. Asgjë nuk ka mbetur dhe nuk do të mbesë pa përgjigje ligjore Like, “piano-piano piu lontano”. E di ti. Të korruptuarit dhe shkelësit e ligjit,(qofshin ata dhe kryetarë shteti) janë arrestuar edhe pas 30 vitesh, dhe janë kalbur në burg, për gjithçka kanë bërë. Shqiptarët nuk i harrojnë, skenat e dhunës Like, skenat e tmerrit me ulurima dhe britma nga ti dhe shpura tënde, që e dalldisur nga mashtrimi, kujtonin se ti ishe “Zeusi” mbi tokë. Por të paktën mbaj fjalën Like, mbaje fjalën, dorëhiqu, dhe ik, shko në Lalëz. Ndoshta atje do të ndjehesh paksa zot në vilën tënde…….

Next Post
MOS E BËNI VAKSINËN! Kur edhe mjekët bëhen pjesë e tam-tamit elektoral…

Mandati i tretë nuk është luks...

Comments 1

  1. Çepani Tyt Eti says:
    6 years ago

    O Like, o fol e mba, o dhit e ha…
    Kështu thonë nga Çepani…
    Bënu burrë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In