• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Jep dorëheqjen/ Shefi i kabinetit të Zelenskyt përfshihet në një hetim nga agjencitë antikorrupsion

by Os De
28/11/2025 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, ka paraqitur dorëheqjen pas kontrolleve të kryera më 28 nëntor nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) në ambientet e tij, njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky. 

“Jam mirënjohës ndaj Andriy-t që gjithmonë ka paraqitur pozicionin ukrainas në negociata ashtu siç duhej. Ka qenë gjithmonë një pozicion patriotik. Por dua të shmang çdo thashethem apo spekulim,” deklaroi ai. 

Presidenti shtoi se nesër do të zhvillojë “konsultime” për atë se kush mund ta marrë përsipër detyrën e kreut të Zyrës së Presidentit. 

Dorëheqja e Yermak vjen në një moment kur Ukraina po tronditet nga skandali më i madh i korrupsionit gjatë presidencës së Zelenskyt, i cili përfshin disa prej aleatëve të tij më të afërt. 

Më herët këtë muaj, NABU akuzoi tetë persona të përfshirë në një skemë korruptive të lidhur me kompaninë shtetërore bërthamore Energoatom, duke identifikuar Timur Mindich, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Zelenskyt, si organizator kryesor. 

Ministri i Drejtësisë Herman Halushchenko dhe Ministrja e Energjisë Svitlana Hrynchuk u shkarkuan më 19 nëntor. Ata nuk janë akuzuar. 

Mindich u largua nga Ukraina para se të akuzohej zyrtarisht. Ai u sanksionua nga Zelensky dhe u shpall në kërkim. 

Sipas Ukrainska Pravda, Yermak dyshohet të jetë i përfshirë në skandal, dhe hetuesit i referohen atij me pseudonimin “Ali Baba”. 

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit, Oleksandr Klymenko, deklaroi në fillim të nëntorit se, sipas hetuesve, “Ali Baba po mban takime dhe po u jep detyra agjencive të zbatimit të ligjit për të siguruar ndjekjen penale të detektivëve të NABU-së dhe prokurorëve antikorrupsion”. 

Një burim nga organet e rendit i tha Kyiv Independent se një nga vilat luksoze pranë Kievit, e financuar përmes skemës korruptive të Energoatom, ishte planifikuar të përdorej për Yermak. 

Next Post
Telegraph: Trump gatit të njohë pushtimin rus të Ukrainës! Europianët të bëjnë ç’të duan

Telegraph: Trump gatit të njohë pushtimin rus të Ukrainës! Europianët të bëjnë ç'të duan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In