• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jep dorëheqjen sekretari i PD-së, ja cilat ishin arsyet

by Java News
10/03/2019 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretar i degës së PD Berat Namir Lapardhaja ka dhënë dorëheqjen nga ky past.

Lapardhaja thekson se vendimin i ka paraqitur dorëheqjen time Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së, zotit Gazment Bardhi, duke i hapur rrugë dhe duke i lehtësuar punë drejtuesve të kësaj force politike për të zgjedhur një Sekretar të ri në degën e PD Berat.

Nga Namir Lapardhaja

Nga sot nuk do të jem më Sekretar i degës së PD Berat!

Të nderuar miq dhe dashamirës,

në respekt të mbështetjes dhe informimit ndaj jush, ju bëj me dije se i kam paraqitur dorëheqjen time Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së, zotit Gazment Bardhi, duke i hapur rrugë dhe duke i lehtësuar punë drejtuesve të kësaj force politike për të zgjedhur një Sekretar të ri në degën e PD Berat.

Duke falënderuar çdo mbështetës dhe çdo demokratë të degës së PD-së së Beratit, me të cilët kam pasur rastin të bashkëpunoj në këto 4 vite, doja t’u vija në dijeni se kjo është dorëheqja ime e dytë në këto kohët e fundit, pavarësisht se këtë radhë e pakthim. Herën e parë ia paraqita personalisht zotit Basha në kohën kur numri një në listën e deputetëve të Beratit, z. Eduard Halimi, hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe ngjarjet rodhën ashtu siç i dinë të gjithë, mirëpo ishte insistimi i kryetarit Basha që të mos e bëja publike dhe të vijoja në detyrë, gjë që sigurisht e bëra.

Arsyet e kësaj dorëheqjeje janë thellësisht personale dhe kanë të bëjnë më tepër me një qetësi shpirtërore dhe mendore që kërkon njeriu në çastin që nuk adaptohet dot me ambientin, gjë që e shndërron në vuajtje dhe ndrydhje të madhe vazhdimësinë e bashkëjetesës me këtë gjendjeje.

Pavarësisht kësaj, unë mendoj se e keqja e madhe e Shqipërisë sot është ky pushtet dhe kjo mazhorancë, çka më shtyn të jap kontributin tim modest dhe vetjak si qytetar i lirë dhe intelektual i angazhuar, duke luftuar me “armët” që kemi në dispozicion për t’ia shkurtuar ditët në pushtet së keqes sot dhe duke e luftuar këtë të keqe, qoftë edhe në anën tjetër, nesër.

Zakonisht dorëheqjet e tilla, në një kohë kur të gjithë po rendin dhe do të vijojnë të rendin pas opozitës që pritet të bëhet mazhorancë, shoqërohen me thashethemnaja dhe me komente të ndryshme.

Disa prej tyre mund të jenë këto:

Ua… po ky ç’a pati?!

Budalla ngeli gjithë kohën ky…! Ikën tani që PD-ja do vijë në pushtet!

Si nuk na tha asnjë fjalë…!

Shyqyr që iku…, një më pak!

E sheh…?! E tregoi veten më në fund që është me PS-në…!

Kushedi ç’a i kanë premtuar…po hë se nuk ikën kot kush!

Mirë bëri që iku, se kot rrinte…!

Djalë i mirë, por një bie njëqind ngrihen…!

Më në fund u pastrua PD-ja e Beratit nga komunistët…!

S’bën nëna më të keq…, më në fund iku vetë!

Ja iku dhe Namiri…, po tani kush ngelet aty?

Imagjino se çfarë gjendjeje është aty…, kur ikin njerëzit normal!

Më vjen keq, por politika kjo është….!

Etj. etj. mendime dhe gjykime që mund t’i vijnë çdokujt kur të lexojë këto radhë. Unë rreshtova vetëm disa prej tyre. Mund të ketë edhe të tjera. Ndofta e vlerësova veten më shumë se ç’duhet e ndofta nuk ka asnjë diskutim dhe mendim rreth kësaj dorëheqjeje. Më shumë i radhita të gjitha për t’i dhënë disa grimca humori këtij vendimi, por një gjë është e sigurt: është një dorëheqje që, ndofta, vjen në një moment të papërshtatshëm, por e menduar prej kohësh dhe s’ka lidhje me zhvillime të momentit. Kanë qenë miqtë dhe dashamirësit e mi ata që e kanë shtyrë kaq gjatë, në një farë mënyre, ndaj sot zgjodha ta bëja fakt të kryer dhe të mos njoftoja asnjë më parë.

Gjithsesi, pavarësisht këtij vendimi, unë gjithmonë e kam parë angazhimin personal në politikë si një përgjegjësi dhe mundësi për të ndryshuar diçka për mirë në aspektin e së mirës publike dhe të përgjithshme, çka është në kundërshtim me atë se, pavarësisht të përgjithshmes, rëndësi ka e mira individuale dhe vetjake.

Në këtë kuptim, uroj më të mirën për Partinë Demokratike, degën e saj në Berat, por, mbi të gjitha, më të mirën për vendin dhe qytetarët e tij.

Këto radhë i shkrova në respekt të miqve, të dashamirësve, të mbështetësve, të atyre me të cilët kam bashkëpunuar dhe kam ndarë shqetësime të përbashkëta, kurse të tjerët të mendojnë ç’t’u dojë kokrra e qejfit.

Next Post
“Mbetjet”, Rama: Ky është kalimi nga mesjeta në kohët moderne, lum kush duron dhe koha i vë gjërat në vend (VIDEO)

"Mbetjet", Rama: Ky është kalimi nga mesjeta në kohët moderne, lum kush duron dhe koha i vë gjërat në vend (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In