Ani Dyrmishi, Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e tij nga ky post.
I emëruar në këtë post në dhjetor 2017, Dyrmishi ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej më shumë se 4 vitesh.
Nuk dihet ende cilat janë arsyet që shtynë Dyrmishin të tërhiqet nga posti, dhe mësohet se drejtori e ka dorëzuar në ministri letrën e dorëheqjes.
Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi. Aktualisht, që nga viti 2019 ai mban dhe detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak në Durrës.
/a.r