Flamur Noka ka folur me tone të larta, pas vendimit të parlamentit për të rrëzuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, me akuzën si i përfshirë në trafik droge.
Deputeti i PD deklaroi se Tahiri është ushtar i Ramës . “Nuk e mbroni dot Tahirin, është i përfshirë“, tha Noka.
“Ky parlament demonstroi se është parlamenti i turpit, i drogës dhe i krimit. Mazhoranca u bë mburojë e krimit. Shqiptarët kuptuan sot se Rama është baron droge dhe kapo i krimit në Shqipëri. Çfarëdo që të bëni, Tahiri është i pambrojtshëm. Tahiri ishtë ushtari i kapobandës Edi Rama. Sot belbëzuar për të mbrojtur Ramën. Nuk e mbroni dot Tahirin, është i përfshirë“, tha Noka
“Ju këtu jeni të gjithë ushtarë të krimit, keni ardhur në parlament me paratë e drogës së Habilajve”, përfundoi fjalën e tij Noka
javanews/a.ç