• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Jeni në gjak me mua’/ Dhëndri nga Kamza gjobit krushqit dhe ish-nusen. Në 2007-ën kishte vrarë gruan e parë

by Java News
18/06/2022 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Duhet të kishte qenë dita me e lumtur e saj, momenti kur mjekët i dhanë përgjigjjen se ishte shtatzënë dhe se do të bëhej nënë. Në fillim, i fejuari i saj u tregua entuziast. Por të nesmen për të nisi terrori. Ai filloi me dyshimet dhe dhunën, duke e akuzuar se fëmija nuk ishte i tij, e çoi tek prindërit e saj dhe pasi piu kafe tha: “Vajzën ua kam lënë. Me keni gjak borxh, do shkojë gjaku në gju. Më keni borxh të gjitha shpenzimet”.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës dhe i riu dhunues, një ish i burgosur për një akuzë të rëndë, përfundoi sërish në qeli.

Denoncimet ndaj tij ishi familjarisht, nga i ati, nëna, dhe vajza. Të frikësuar dhe pasi nuk po gjenin më para që t’i lanin borxhin, teksa ish-dhëndri trokiste për paratë, ata shkuan në polici.

Historia iu tregua Gazetasi.al nga burime policore që dhanë detaje në kushtet e anonimitetit dhe që treguan se policia shkoi në banesën e vajzës menjëherë mbasi dikush telefonoi në sallën operative dhe tregoi se ish-dhëndri kishte shkuar për marrë sërish para dhe po kërcënonte. Dëshmitë e familjes së terrorizuar ishin aq bindëse për policinë, sa nuk priti gjatë, por menjëherë i hodhi prangat.

“I fejuari gjatë bashkëjetesës më ka trajtuar si skllave, kërkonte që unë t’i hiqja e ti vishja çorapet, mëngjesin kafen drekën e kërkonte t’ja çoja tek krevati. S’më ka lejuar në asnjë moment të qëndroj vetëm, por linte si roje të ëmën, e cila kishte frikë  prej tij”, – shprehet 33-vjeçarja ndaj shtetasit D.H.

Pas shqetësimeve shëndetësore, ajo komunikoi me vjehrrën, thotë policia për Gazetasi.al. E moshuara, pasi mori leje u nis për në spital, ku në farmaci i dhanë një test shtatzënie.

“Dola pozitive dhe njoftova të fejuarin. E priti shumë mirë dhe organizoi drekë familjare, ku ishin të ftuara të dyja familjet tona. Pas kësaj, bëmë eko barku dhe disa analiza. Të nesërmen D., kishte komunikuar me spitalin, por mua s’më tha gjë”, – është shprehur për policinë vajza e re.

Burimet e policisë bëjnë me dije se fjalia e parë të nesërmen ishte: “Më ke hyrë në gjak”. Vajzën e ka mbyllur në shtëpi dhe kur familja tentonte të komunikonte në telefon, ai iu përgjigjej se ishte e sëmurë.

Duke i ndërprerë çdo komunikim dhe kur ajo i është lutur që të mësojë se çfarë kishte ndodhur, ai e ka goditur me grushte në fytyrë dhe kokë. Ndërkohë që vjehrra nuk ka dhënë asnjë shpjegim. E ndodhur në këto kushte, e reja ka kapërcyer murin dhe është arratisur, duke u kthyer tek prindërit, ku dhe u ka treguar se çfarë i kishte ndodhur.

Një orë më vonë, në shtëpinë e krushqve ka mbërritur dhëndri. Fillimisht e ka pyetur 33-vjeçaren nëse i kishte menduar gjërat mirë? Më pas, i ka deklaruar kryefamiljarit:  “Unë dua kokë njeriu, do ta çoj gjakun në gju, pasi vajza juaj më ka ikur nga shtëpia”.

Prindërit e të resë, sipas policies, kanë kërkuar shpjegime se çfarë kishte ndodhur dhe në këtë çast, i dyshuari ka shpërthyer, duke pretenduar se fëmija nuk ishte i tij.

“Pasi u qetësua, kërkoi t’i bënim një kafe. Pasi motra ia bëri kafenë, ai hoqi unazën dhe la një katrmonedhë 10 mijë lekëshe në tavolinë dhe tha: ‘Gocën ua kam lënë’. Kur u nis për të ikur, më tha se këkronte kthimin mbrapsht të të gjitha shpenzimeve, gati 4 mijë euro. I thashë që nuk kishim kaq para, por ai kërkoi t’i gjenim borxh”, – kujton në polici nëna e 33-vjeçares .

Bisedat e dhëndrrit me vjehrrën kanë vazhduar më tej në telefon, ku ai kërkonte vazhdimisht paratë, duke e kërcënuar se nëse nuk i plotësonin, “do ta bënte shtëpinë me gjak”.

Si fillim, familja e të resë ka siguruar vetëm 1.850 euro. Të tjera nuk u jepte askush, as në formën e borxhit dhe as ndryshe.

“Nëse nuk më jepni paratë, do bëj të flasin mediat botërore, nuk e mbaj unë kopilin tuaj”, – tha në një nga rastet kërcënuese, shton kryefamiljari, të cilit i erdhi sërish për vizitë ish-dhëndri, duke e kanosur dhe duke pretenduar se e kishte me nxitim, pasi do largohej jashtë vendit.

“Policinë e telefonova unë, ish i fejuari ka qenë në burg për 13 vjet, pasi ka vrarë ish-bashkëshorten. Dhe ndihem kaq e frikësuar. Ai na kërcënon dhe pretendon që fëmija nuk është i tiji. Asnjëherë s’më ka lënë vetëm, ose me të ëmën, ose më shoqëronte me një djalë që nuk e njihja. Ndihemi të terrorizuar”, – deklaroi më pas në polici e reja.

Policia e Kamzës, i tha eksluzivisht Gazetasi.al, se e arrestoi në flagrancë shtetasin D.H., që ende nuk ka dhënë një deklaratë apo pretendim të tij.I riu nga Dibra, sipas burimeve të policies, është personi që vrau me thikë bashkëshorten e tij gjatë vitit 2007. Ai ishte martuar me mblesëri dhe kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Ndonëse u shpreh i penduar në atë kohë, duke shtuar se nuk u përmbajt dot dhe se nuk e shpjegonte dot krimin e kryer prej tij, gjykata e shpalli fajtor për vrasje. Ai qëndroi në qeli me një personazh të njohur të botës së krimit dhe mbetet e paqartë se përse nuk kreu 25 vite burgim, aq sa gjykata e kishte dënuar për vrasje./Si/m.j

Next Post
“I ati me vëllain thonë që do vrasin veten”/ Fqinjët flasin për ekzekutimin e 26-vjeçarit: Për atë çupkën e kërcënonin. Jemi të tronditur, s’po mbajmë më

"I ati me vëllain thonë që do vrasin veten"/ Fqinjët flasin për ekzekutimin e 26-vjeçarit: Për atë çupkën e kërcënonin. Jemi të tronditur, s’po mbajmë më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In