• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Jeni llumi i partisë’, përplasje mes socialistëve në Shkodër, ministrja Edona Bilali: Keni marrë çdo gjë…

by Java News
27/09/2022 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dështimi i mbledhjes të Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 23 shtator, për shkak të mosprezencës së anëtarëve që përfaqësojnë Partinë Socialiste të Shkodrës ka detyruar që për herë të parë drejtuesja politike dhe ministrja për Sipërmarrjen, Edona Bilali të thërrasë në një mbledhje tek selia e PS, anëtarët e Këshillit bashkiak që gjithashtu janë pjesë e PS, duke folur me tone të ashpra.

Burimet thanë për Panorama se Bilali nuk ishte fizikisht në mbledhje, por komunikoi me një lidhje video përmes platformës ZOOM. Të pranishëm në sallë gjithashtu ishin edhe dy bashkëkryetarët e PS Shkodër Mirela Dodaj dhe Hilmi Lakti.

Nga 40 këshilltarë të PS që janë në Këshill në mbledhjen e PS të thirrur nga drejtuesja politike Bilali morën pjesë vetëm 22 duke munguar 18 të tjerë që nuk u bindën sërish.

Ndërkohë kjo mbledhje është shoqëruar me disa debate, ka mësuar nga burime të sigurta Panorama.

Fillimisht drejtuesja politike Bilali u shpreh se PS ka në radhët e saj “një pakicë” që e quajti “llumi i partisë”.

Sipas saj, kjo pakicë “nxisin të tjerët për interesat e tyre personale që të bojkotojnë mbledhjet e këshillit bashkiak”.

“Jam e detyruar të bëj këtë komunikim të paparashikuar lidhur me një ngjarje të ndodhur këto ditë: bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak. I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, por nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores.

Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme. Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një llum krejt pakicë në numër, që s’kalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë fytyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune.

Kjo është arsyeja që sa t’më besohet ky pozicion që kam ky kontingjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot s’kanë më asnjë funksion në parti jo më kot s’janë më pjesë e jetës publike në administratë në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerueshme në parti. Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinëzisht pas faqesh anonime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përçarje për tu kacavjerrë nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qenë për të vjedhur e marrë fytyrën sërish kjo nuk ndodh më!

Për asnjë emër të përveçëm s’do të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përveçëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave”, mesohet te kete thene Bilali.

Etiketimi si “llumi i PS” Shkodër të atyre që nuk marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak për shkak të nxitjes nga individë të tjerë që janë pakicë sipas Bilalit, nuk u pranua nga disa prej këshilltarëve të pranishëm. Anëtari Hekuran Gjorreta e kundërshtoi drejtuesen politike Bilali duke thënë:

“Ne nuk jemi llumi. Nuk e pranojmë që të quhemi llumi sepse kemi punuar sot por edhe shumë më përpara për PS edhe kur shumë të tjerë s’kanë qenë fare në këtë parti. Unë kam siguruar votat për PS”.

Këshilltari Lush Marku shprehu edhe ai një shqetësim:

“Ne kemi rënë në hall. Hall me ardh në mbledhjet e Këshillit sepse jemi akuzuar pak a shumë se kemi votuar vendimet e kryebashkiakes së mëparshme. Tani hall edhe kur nuk shkojmë sepse prap po akuzohemi”.

Një prej arsyeve që këshilltarët mungojnë mund të jetë edhe mosdëgjimi i shqetësimeve që kanë qytetarët tha këshilltari Gerald Hasaj:

“Kemi pasur ankesa nga qytetarët sepse nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje për problemet e tyre dhe zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar për hallet që kanë dhe ne përfaqësojmë në këshill qytetarët dhe problemet që ata kanë”.

Ndërkohë këshilltarja Blediana Nika tha se mbledhjet e Këshillit janë të rëndësishme duke u shprehur pro prezencës por nga ana tjetër sipas saj duhet t’i tërhiqet veshi atyre që mungojnë:

“Mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Shkodrës janë shumë të rëndësishme pë rata që duan që t’i konsiderojnë. Në këshill ka shumë gjëra serioze për t’u marrë dhe për të diskutuar për ata që duan të vijnë. Unë mendoj se duhet të merrni në telefon ata këshilltarë që nuk vijnë dhe t’i kërkoni arsyet e mungesës së tyre”.

Një prej zërave kritik në radhët e PS Tereze Brigja deklaroi se pjesëmarrja në mbledhjet e këshillit bashkiak të PS është e rëndësishme ndaj duhen zhvilluar:

“Duhet që të vijmë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Kemi marrë përsipër që t’i përgjigjemi atyre që na kanë votuar. Çfarë jemi ne që vijmë në çdo mbledhje. Edhe ne kemi halle, punë e probleme por kemi marrë përsipër këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe duhet të përgjigjemi ose ata që nuk duan të vijnë t’i lënë vendin të tjerëve. Unë nuk e ndjej veten pjesë të turpit të cilët kolegët kanë futur veten me mos prezencën e tyre”.

Erion Vukaj kujtoi kohën e ish-drejtuesit politik Ilir Beqaj:

“Ne kërkojmë që të mblidhemi kështu si sot më shpesh në mënyrë që të na jepen orientime politike si në kohën e Z.Ilir Beqaj”.

Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia e kundërshtoi:

“Edhe në atë kohë që thoni ju pasi jemi dakordësuar për vendimarrje në mbledhje grupi, sërish këshilltarët tanë nuk kanë vijuar sipas orientimit politik”.

Këshilltaret Jona Leqejza dhe Dhurata Tyli ishin të mendimit që të merren masa konkrete pë rata që mungojnë.

Përveç kundërshtisë që mund të kenë lidhur me disa projekt-vendime të bashkisë Shkodër, anëtarët e këshillit bashkiak të PS kanë munguar duke dështuar mbledhjet e këshillit edhe për shkak të problemeve të brendshme politike që kanë, duke detyruar drejtuesen politike dhe dy bashkëkryetarët që të zhvillojnë këtë mbledhje në të cilën sërish 18 prej tyre munguan duke konfirmuar haptazi pakënaqësitë politike brenda familjes socialiste.(Panorama)

Next Post
Evi Kokalari kritikon Berishën: Tregohu i prerë me Jozefinën, me Belind Kelliçin nuk merrem

Evi Kokalari kritikon Berishën: Tregohu i prerë me Jozefinën, me Belind Kelliçin nuk merrem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

December 28, 2025
Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

December 28, 2025
Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

December 28, 2025
Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

December 28, 2025
Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

December 28, 2025
Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

December 28, 2025
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

December 28, 2025
Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

December 28, 2025
Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com