• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Evi Kokalari kritikon Berishën: Tregohu i prerë me Jozefinën, me Belind Kelliçin nuk merrem

by Java News
27/09/2022 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja  Evi Kokalari, e cila për një periudhë ishte shumë aktive pranë Sali Berishës në ‘operacionin’ për t’i marrë PD-në Lulzim Basha, pas rikthimit në SHBA tashmë ka shumë kritika edhe ndaj kryetarit të saj. Në një postim së fundmi Kokalari ka kritikuar qëndrimin e Sali Berishës gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Kombëtar, ku ka kërkuar që ish kryeministri të mbante qëndrim të prerë mbi pikëpamjet e PD-së.

“Dje, ne mbledhjen e kryesisë paska pasur debat te fortë nëse duhet thënë PD Konservatore ne materialin e Kodit të Sjelljes, Etikës dhe Integritetit apo jo. Nga një anë ka qenë Edith Harxhi që vazhdon e vetme në kryesi të luftojë për konservatorizëm, nga ana tjetër Enno Bozdo (kam shumë rezerva për këtë individ), Albana Vokshi, Belind Kelliçin dhe Josefina Topallin që thoshin që PD është pjesë e EPP. Ne fund ka insistuar Berisha dhe përfundimi ka qenë të lihet “parti konservatore e qendrës”. Çfarë kuptimi ka ‘konservatore e qendrës” Zoti e di? Kjo në vetvete nuk qëndron dhe duket qartë qe është një tentative për t’i bere qejfin të gjitha palëve. Gabim!! Tashti me Belind Kelliçin nuk merrem me sepse ai nuk ka arritur asgjë politikisht me meritokraci. Kryetar te Forumit Rinor e bene ata qe donin t’ja merrnin Kryesine Saljanit dhe ti hiqnin kontrollin Bashës. Deputet e bëri Basha mbas lëpirjeve që vetëm një njeri pa karakter mund ti bej. Pra, as zgjedhjet nuk fitoi por u fut me listat e mbyllura. Tashti po i lëpihet Shkëlzenit, a thua se kjo do e nxjerr në dritë”, shkruan Kokalari.

Kokalari e ka edhe një mesazh për Jozefina Topallin, duke i kujtuar sjellen që ish-kryetarja e Kuvedit bëri duke hapur parti të re ku mori pak vota.

“Dy fjale për Jozefinen: Nëse ke vendosur te behësh pengese për një PD konservatore, dua të të kujtoj se vjet, kur braktise PD-në, dhe hape me vrull dhe besim te madh partinë tënde, pamë qartë sa të vlen lëkura (politikisht them). Dhe ne Shkodrën legjendare qe duhet ta kishe tendën, more vetëm 900 vota. Dmth, Shkodra qe mbahet nga qytetet me konservatore ne Shqipëri, s’ka pike besimi tek ty. Me qe je eksperte e braktisjes se partive, (1- braktise PD-në për partine tende, 2- braktise partine tende për PD-në), konsidero një braktisje te fundit sepse lufta jote kundrejt një PD konservatore do të dështoj”, shkruan ajo.

/f.s

Next Post
Ahmetaj nxjerr shifrat: Rriten me 15.3% eksportet

Mbytet anija e peshkimit në Portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

July 11, 2026
42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

July 11, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

July 11, 2026
Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

July 11, 2026
Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

July 11, 2026
Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

July 11, 2026
Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

July 11, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Politika që na shpëtoi, ndërsa flisnim për politikë

July 11, 2026
OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit

OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In