• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jeni kreu i një grupi kriminal me 12 persona”; Talo Çela nga arratia: Pse biznesmen jam unë?

by A R
14/07/2020 11:09
Talo Çela

Talo Çela

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Spartak Koka ka intervistuar personin më të shumëkërkuar nga policia për momentin, Talo Çela. Ky i fundit, në rrëfimin për emisionin “Uniko” në Klan Plus, ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, atë të përfshirjes në grabitjen e parave në Rinas në vitin 2019, vrasjen e vëllezërve Haxhia, por dhe ngjarje të tjera kriminale.

Talo Çela është pyetur nga gazetari Spartak Koka nëse është kreu i një grupi kriminal me 12 anëtarë, sikurse përshkruhet në skedat e policisë. 49-vjeçari Çela i ka mohuar të gjitha këto pretendime, duke thënë se duan t’i ngarkojnë përgjegjësi që nuk i ka.

Spartak Koka: Jeni i skeduar dhe thuhet që jeni kryetar i një grupi kriminal me të paktën 12 anëtarë. Tendenca e grupit tuaj është ajo e vrasjeve me pagesë, e grabitjeve me dhunë të bankave, qendrave tregtare, argjendarive, lokaleve, bizneseve të ndryshme. Gjithashtu si aktivitet i tretë i këtij grupi që ju drejtoni është dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Aktivitetin e ushtroni, sipas informacionit, në disa qytete në Elbasan, Berat, Durrës, Korçë, Fier, Lushnje dhe Kavajë.

Talo Çela: Jam biznesmen unë kështu? Unë nuk e di se çfarë duan të shkruajnë këtu këta. Ata të shkruajnë çfarë të jetë. Për Alibeajn unë jam thirrur kam vajtur kam dhënë deklaratë.

Spartak Koka: Për Haxhiajt po e sqaroni?

Talo Çela: Unë kam qenë në familje të atyre ditën e vrasjes.

Spartak Koka: Dorian Shkoza dyshohet që të ketë lyer makinën Chevrolete të grabitjes.

Talo Çela: Fare!

Spartak Koka: Nga e dini ju?

Talo Çela: Unë s’di gjë të ketë lyer makinë ai Chevrolete. Unë s’kam kapur Chevrolete me dorë njëherë.

Spartak Koka: Altin Ndoci, një person i skeduar për vjedhje dhe grabitje. Dhe ky dyshohet për vrasje.

Talo Çela: Nuk di gjë unë. Nuk kam lidhje fare.

Spartak Koka: Altini kishte ndonjë konflikt me Besmirin dhe Viktorin?

Talo Çela: Jo, asnjëlloj konflikti s’kanë pasur. Fare. Unë nuk kam dëgjuar. Ata do ma thoshin mua po të kishin konflikt me Altin Ndocin, do ma kishin thënë. Unë nuk di fare të ketë konflikt me to. Është diçka tjetër aty, jo ne. Nuk e di, se do ta kisha thënë po ta dija. Ka një diçka tjetër pa lidhje me ne.

Spartak Koka: 1 vit njohje dhe ju strehuan? Se kanë marrë risk të madh t’ju strehonin.

Talo Çela: Nuk e njihja më përpara. Po ç’lidhje ka. E ka parë veten në sedër, e bëri. Unë nuk isha në mendjen e atij.

Spartak Koka: I jeni falënderues familjes Haxhia që ju ka mbështetur?

Talo Çela: I jam shumë borxhli atyre dhe jam kureshtar të di të vërtetën pse i ndodhi atyre. Përderisa unë isha në shtëpi me ata, i kisha si vëllezër ata. Ai Alla duhet të tregojë të vërtetën.  

/a.r

Next Post
Koronavirusi futet në bashkinë e Pogradecit/ Pozitiv punonjësi, pritet dezinfektimi i ambienteve

Koronavirusi futet në bashkinë e Pogradecit/ Pozitiv punonjësi, pritet dezinfektimi i ambienteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In