• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeni duhanpirës? Ja dy ushqimet që kurojnë problemet e mushkërive

by Java News
05/01/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për duhanpirësit që më në fund kanë hequr dorë nga ky ves i keq, mund të duhet shumë kohë që mushkëritë të pastrohen tërësisht nga toksinat dhe tymi i duhanit. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se zgjidhjen mund ta keni shumë afër – në kuzhinë. Studimi që ka zgjatur për gati një dekadë sugjeron se dietat e pasura me domate dhe fruta, sidomos mollë, mund të përshpejtojnë procesin e shërimit të mushkërive të dëmtuara nga duhani,shkruan “shëndeti”.

Shkencëtarët nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg në Baltimore theksojnë se nga këto ushqime nuk përfitojnë vetëm ish-duahnpirësit por edhe ata që nuk kanë pirë kurrë duhan.

“Studimi sugjeron gjithashtu se një dietë e pasur në fruta mund të ngadalësojë procesin e plakjes natyrale të mushkërive edhe nëse nuk keni pirë kurrë duhan”, thotë autorja kryesore e studimit, Vanessa Garcia-Larsen.

Në studim u përfshinë më shumë se 650 vullnetarë nga Gjermania, Norvegjia dhe Britania, të cilët u monitoruan për gati 1 dekadë.

Personat që konsumuan më shumë se 3 racione fruta në ditë, sidomos mollë, dhe 2 domate, kishin një rënie më të ulët të funksionit të mushkërive se ata që konsumuan vetëm 1 domate dhe 1 racion fruta në ditë, raportojnë shkencëtarët. Funksioni i mushkërive fillon ngadalësimin që prej moshës 30-vjeçare, kështu dieta me ushqime të shëndetshme është më se e nevojshme. Studimi sugjeron se lëndët ushqyese te domatet dhe frutat e freskëta mund të ndihmojë në riparimin e mushkërive të dëmtuara nga duhani.

Ekspertët thonë se ky studim është një tjetër arsye përse duhet të ushqeheni shëndetshëm. Ata mendojnë se antioksiduesit tek frutat dhe domatet mund të jenë një nga arsyet përse këto ushqime ndihmojnë në kurimin e mushkërive. “E dimë tashmë që shumë bimë kanë veti mjekësore”, thotë mjeku pneumolog Alan Mensch.

a.ç

 

 

 

Next Post
Shkrumbohet makina e 24-vjaçarit në Korçë, ja ku dyshon policia

Shkrumbohet makina e 24-vjaçarit në Korçë, ja ku dyshon policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com