• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jeni aleatët e mi”/ Veliaj letër urimi nxënësve të Tiranës: Më jepni kurajo për transformimin e qytetit tonë

by Java News
14/09/2020 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dërguar nga një letër urimi në ditën e parë të shkollës të gjithë nxënësve të kryeqytetit.

Në letrën me këshilla për ta, Veliaj shprehet se për kthimin e tyre në shkolla në këtë vit të vështirë si pasojë e pandemisë, Bashkia ka përveshur mëngët prej disa javësh për t’u kujdesur që e gjithë infrastruktura arsimore të jetë gati dhe e dezinfektuar.

“Për kthimin tuaj në shkolla, ne kemi përveshur mëngët prej disa javësh për t’u kujdesur që, e gjithë infrastruktura arsimore të jetë gati dhe e dezinfektuar. Jam i vetëdijshëm se mësimi në distancë ka paraqitur shumë sfida për ju dhe familjen tuaj, por ne në Tiranë dimë të bëhemi bashkë edhe në kohërat më të vështira. Ndaj, kam shumë besim tek ju, mësuesit, dhe familjet tuaja, që së bashku do ta kthejmë këtë sfidë në një përvojë të jashtëzakonshme jetësore”, thekson Veliaj.

Kreu i Bashkisë shton se shumë shpejt Tirana do të ketë gati 28 shkolla të reja, 17 prej të cilave po ndërtohen në Tiranë, e bashkë me Qeverinë po rindërtohen edhe 11 të tjera që u dëmtuan nga tërmeti.

“Dy tërmetet dhe pandemia na mësuan se në jetë mund të humbasim gjithçka, por jo atë që kemi në kokë, dijen. Kjo shpjegon pse për Bashkinë e Tiranës shkollat e reja janë një mision i përditshëm sepse bëhen për të ardhmen tuaj. Krahas 17 shkollave të reja që po ndërtohen në Tiranë, bashkë me Qeverinë, po rindërtojmë edhe 11 shkolla të tjera, të cilat u dëmtuan nga tërmeti. Për ne është e rëndësishme që ju të mësoni në kushte më të mira, në hapësira më të mëdha, të stërviteni në palestra e fusha sportive të reja, të kryeni mësimin në laboratorë të mirëpajisur”, thuhet në letër.

Teksa i cilëson si aleatët e tij më të mirë për transformimin e qytetit, Veliaj jep edhe lajmin e mirë të shndërrimit të Piramidës në një “katedrale të edukimit”, ku të rinjtë e Tiranës do të marrin njohuri cilësore në mësimin e teknologjisë dhe gjuhës së kodimit.

“Këtë mision nuk mund ta çojmë të vetëm përpara, pa ju, aleatët e mi më të mirë, që më jepni kurajë dhe energji për transformimin e qytetit tonë! Për këtë, ju falenderoj nga zemra! Kjo është arsyeja pse çdo ditë, një orë nga koha ime, e ndaj me të rinj të zgjuar dhe ambiciozë, ku njihem me idetë dhe planet tuaja fantastike dhe diskutojmë sesi mund t’i realizojmë ato bashkërisht. Prandaj, jam kaq entuziast që Piramida po shndërrohet shpejt në një “katedrale të edukimit”, ku të rinjtë e Tiranës do të marrin njohuri cilësore në mësimin e teknologjisë dhe gjuhës së kodimit”. Në letrën dërguar çdo nxënësi në kryeqytet, Veliaj shprehet se shumë punë janë përpara. “Shumë punë na presin! Por, hap pas hapi, sfidë pas sfide, sukses pas suksesi, së bashku po ndërtojmë qytetin që Ju ëndërroni, sepse do të jeni ju ata që do ta rishkruani atë që është e pamundur sot, në atë që do të jetë e mundur nesër. Besoni në veten tuaj, siç beson familja juaj dhe unë tek Ju. Gjithmonë fansi juaj më i madh”, shkruan Veliaj.

Letra e plotë:

Përshëndetje të dashur nxënës! E di që mezi e keni pritur fillimin e shkollës. Rikthimi në klasë, takimi me shokët dhe shoqet është një çast që edhe unë, në moshën tuaj, mezi e prisja. Më kujtohet ndjesia e ngrohtë që të përshkon zemrën sapo nis diçka të re, si të ishte një aventurë, plot energji për të bërë edhe më mirë, edhe më shumë, se vitin e kaluar. Koha që po jetojmë me pandeminë nuk është aspak e lehtë dhe këtë vit, dita e parë e shkollës do të jetë shumë më ndryshe nga herët e tjera. Disa nga ju do ta ndjekin mësimin online, kurse pjesa tjetër në klasa, me maska dhe dezinfektues, duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Për kthimin tuaj në shkolla, ne kemi përveshur mëngët prej disa javësh për t’u kujdesur që, e gjithë infrastruktura arsimore të jetë gati dhe e dezinfektuar. Jam i vetëdijshëm se mësimi në distancë ka paraqitur shumë sfida për ju dhe familjen tuaj, por ne në Tiranë dimë të bëhemi bashkë edhe në kohërat më të vështira. Ndaj, kam shumë besim tek ju, mësuesit, dhe familjet tuaja, që së bashku do ta kthejmë këtë sfidë në një përvojë të jashtëzakonshme jetësore. Dy tërmetet dhe pandemia na mësuan se në jetë mund të humbasim gjithçka, por jo atë që kemi në kokë, dijen. Kjo shpjegon pse për Bashkinë e Tiranës shkollat e reja janë një mision i përditshëm sepse bëhen për të ardhmen tuaj. Krahas 17 shkollave të reja që po ndërtohen në Tiranë, bashkë me Qeverinë, po rindërtojmë edhe 11 shkolla të tjera, të cilat u dëmtuan nga tërmeti. Për ne është e rëndësishme që ju të mësoni në kushte më të mira, në hapësira më të mëdha, të stërviteni në palestra e fusha sportive të reja, të kryeni mësimin në laboratorë të mirëpajisur. Por, këtë mision nuk mund ta çojmë të vetëm përpara, pa ju, aleatët e mi më të mirë, që më jepni kurajë dhe energji për transformimin e qytetit tonë! Për këtë, ju falenderoj nga zemra! Kjo është arsyeja pse çdo ditë, një orë nga koha ime, e ndaj me të rinj të zgjuar dhe ambiciozë, ku njihem me idetë dhe planet tuaja fantastike dhe diskutojmë sesi mund t’i realizojmë ato bashkërisht. Prandaj, jam kaq entuziast që Piramida po shndërrohet shpejt në një “katedrale të edukimit”, ku të rinjtë e Tiranës do të marrin njohuri cilësore në mësimin e teknologjisë dhe gjuhës së kodimit. Shumë punë na presin! Por, hap pas hapi, sfidë pas sfide, sukses pas suksesi, së bashku po ndërtojmë qytetin që Ju ëndërroni, sepse do të jeni ju ata që do ta rishkruani atë që është e pamundur sot, në atë që do të jetë e mundur nesër. Besoni në veten tuaj, siç beson familja juaj dhe unë tek Ju.

Gjithmonë fansi juaj më i madh,

Erion VELIAJ

Next Post
Aksident tek Ura e Dajlanit në Durrës/ Makina përplas patrullën e policisë, plagosen dy efektivë

Makina përplaset me shtyllën/ Shoferi niset me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In