• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jemin Gjana: Të largohen krerët e PD që dështuan në zgjedhje

by Java News
11/10/2015 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish­-nënkryetari i PD­së, Jemin Gjana, kërkon nga kryetarët e degëve, të cilët morën rezultate zhgënjyese për PD në zgjedhjet vendore, të japin dorëheqjen.

Sipas tij, megjithëse analiza që PD do të zhvillojë për zgjedhjet e 21 qershorit nuk ka për qëllim ndëshkimin e individëve, por zbulimin e fenomeneve, disa nga kryetarët e degëve duhet të largohen dhe t’u përkushtohen sfidave të reja.

Në një intervistë për “Panorama”, Gjana rrëfen rikthimin në Kryesinë e PD, dhe ftesën nga kreu i opozitës Basha për të drejtuar Departamentin për Kontributet Historike.

Ish-ministri i Bujqësisë ka folur edhe për riorganizimin e partisë dhe përballjen me figurat e reja të afruara nga Basha pas marrjes së drejtimit të PD­së prej tij.

“Për të gjithë ata që drejtojnë sot në PD, duhet të kuptojnë që ne jemi forcë politike në opozitë. Ne mund t’i mbajmë karriget e PD-së në kryesi, Këshill Kombëtar, degët e saj, por nëse partia nuk vjen në pushtet, ajo humbet esencën politike, për të cilën ajo ekziston.

Qëllimi nuk është të vetëmbrohemi, qëllimi është të jemi më të hapur. Secili duhet të ecë me konceptin: “Dakord mora një shans, hyra për të drejtuar, nuk munda dot ta përballoja, këtu jam.

Duhet të ndërmarr një sfidë tjetër”. Por nuk mund të shkojmë me idenë kalojmë një humbje dhe përgatitemi për një humbje tjetër, thjesht për faktin se duhet të mbajë një karrige të Partisë.

Se në fund të fundit janë edhe vende që nuk paguhen”, shprehet ish –ministri i PD në një intervistë për gazetën Panorama.

 

Next Post

Përmbytet Jugu nga reshjet e shiut, shënohet viktima e parë në Vlorë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com