• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jemin Gjana shpërthen ndaj Ambasadorit Lu: PD nuk është në funksionin tënd, je bërë si edukator kopshti

by Java News
07/12/2016 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe një nga politikanët më me përvojë të kësaj partie, sekretari aktual demokrat Jemin Gjana, i komenton deklaratat e ambasadorit amerikan si jo logjike. Gjana shprehet se deklaratat e Lu se PD i trembet reformës është pa sens, ndërsa sjelljen e diplomatit amerikan e cilëson si të një edukatori kopshti.
Dy ditë më parë, ambasadori i SHBA sulmoi sërish PD që ka konstatuar gabime të rënda në përkthimin në gjuhën angleze të Kushtetutës dhe të ligjit të Vetingut.

“E kam shprehur edhe një herë tjetër që, deklaratat e ambasadorit janë pa sens dhe janë jashtë logjikës për dy arsye. E para, një ambasador nuk mund të bëjë dhe të sillet si një edukator kopshti ndaj hierarkisë politike të një vendi. Por kjo është zgjedhje e tij, do qëndrojë në atë që kanë gatuar së bashku”, deklaroi ish-ministri në një prononcim për “SOT”.

Jemin Gjana thekson faktin se deklaratat e ambasadorit amerikan në vend janë të përsëritura dhe objektivi i tyre është sulmi ndaj PD sa i përket gjithë diskutimeve për reformën në drejtësi.

“Mendoj se një pjesë e deklaratave të tij janë deklarata që nuk mund të qëndrojnë, janë të njëanshme sipas asaj që i kanë vënë si detyrë, që sa herë i jepet rasti të përgjigjet, të sulmojë. Nga mënyra se si është shprehur prej shumë kohësh, nuk mendoj se ka mbajtur qëndrime të paanshme, përkundrazi. Tashmë është i lexueshëm, është e disata herë, kështu që le të vazhdojë deri sa ta ketë mandatin e tij të këtë vend”, shtoi Gjana.

I pyetur mbi raportet që mund të vendosë ambasadori me PD, Gjana thotë se Partia Demokratike nuk është në funksion të asnjë ambasadori dhe nuk do të bëjë as nxënësen dhe as viktimën e një diplomati.

“PD nuk është në funksion as i një ambasadori apo të ndonjë ambasadori tjetër, nuk është në funksion të askujt. PD është një forcë politike anti-komuniste e këtij vendi, e krijuar si e para parti opozitare, sot e 26 vite të shkuara dhe tashmë, kështu që nuk është produkti i një ambasadori dhe nuk mund nuk mund të bëjë as nxënësen dhe as viktimën e një ambasadori”, deklaroi ish-ministri i Partisë Demokratike.

Next Post
Femra më “hot” në ushtrinë e Zvicrës… është shqiptare (FOTOT)

Femra më "hot" në ushtrinë e Zvicrës... është shqiptare (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In