• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi tërhequr nga paketa anti-shpifje”, Balla: Mediat të mos bien në kurthin e financimeve ruse

by A R
18/10/2022 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fieri ku mori pjesë në një aktivitet sensibilizues në kuadër të tetorit rozë, organizuar nga Spitali Rajonal Fier, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është ndalur tek paketa anti-shpifje.

Balla u shpreh se ndryshimet për ligjin e medias tashmë janë tërhequr nga propozuesit. Ai tha se rezoluta kundër dezinformimit qëndron në kuvend, teksa tha se ekziston rreziku i financimit të mediave nga Rusia sikurse u tha në raport.

“E para, dua tju them se ndryshimet në ligjin për median, që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr nga propozuesi. Dua tju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh.

Në kushtet që jemi, edhe në shumë vende ka rezoluta në PE kundër dezinformimin dhe ne kemi një rezolutë të tillë dhe në fakt kemi një rrezik të vazhdueshëm që sponsorizohet me rublat ruse. U tha qartë që Rusia ka ndikuar në minimin e demokracisë, duke favorizuar edhe mediat.

Ky pushtet i katërt duhet të mos bjerë në financimet e paligjshme nga aktorët që minojnë demokracinë”,- tha Balla.

Në prag të zgjedhjeve vendore, Balla tha se pritet të nisë edhe një tur takimesh në të gjithë vendin, gjatë të cilit do të vlerësohen punët e kryera nga të gjithë kandidatët.

“Që në javën e parë të këtij turi, do jetë edhe Fieri. Do kemi takime ne çdo cep të qarkut. Fieri është qershia mbi tortë e çdo suksesi dhe rezultati pozitiv të Partisë Socialiste. Ky tur është për vlerësim dhe llogaridhënie publike dhe natyrshëm do të vlerësojmë hap pas hapi”- tha Balla.

I pyetur nëse ka klane brenda PS në Fier, Balla është shprehur se kjo mbetet vetëm një shpresë e opozitës, pasi PS nuk është e përçarë, madje është ofruar të bashkohet edhe me opozitën për sfidat e përbashkëta.

“S’kam përgjigje se këto janë vetëm shpresa e vetme, e fundit të kundërshtarëve politikë të PS. Në fier ata s’fitojnë kurrë por kanë shpresën që ne jemi të ndarë dhe ata të fitojmë. Ne po duam të bashkohemi me ta në kuptimin e sfidave të përbashkëta, jo më të ndahemi vetë”- u shpreh Balla nga Fieri.

/a.r

Next Post
Rama mbledh rektorët: Do punojmë për një rankim më dinjitoz dhe më pranë asaj që ofrojnë kapacitetet tona akademike

BE do të rikthejë vizat? Rama: S'ka shans! Të gjithë e dinë kujt i është vënë viza! Opozita sado të japë shpirt nuk ndahet nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In