• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jemi të zhgënjyer thellë

by Java News
27/06/2015 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se SHBA-ja është e zhgënjyer thellë me moskalimin e amendamenteve që hapnin rrugën e themelimit të Gjykatës Speciale. Ajo ka bërë të qartë se kjo çfarë ka dëshmuar të premten Kuvendi i Kosovës është një pengesë për aspiratat euroatlantike të Kosovës. Jacobson bën sërish të ditur se Qeveria amerikane nuk do t’i bllokojë përpjekjet e vendeve që nuk e njohin Kosovën që të themelojnë Tribunalin në OKB në mungesë të themelimit të saj me lejen e Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi të zhgënjyer thellë nga rezultati i votimit të sotëm në Kuvend. Rezultati është një pengesë për aspiratat euroatlantike të Kosovës. Siç e kemi theksuar më parë, në mungesë të themelimit të Gjykatës Speciale, Qeveria e SHBA-së nuk do t’i bllokojë më përpjekjet e anëtarëve që s’e njohin Kosovën që të themelojnë Tribunalin në OKB”, ka thënë ambasadorja Jacobson për “Zërin”. SHBA-të nuk janë të vetme që ndajnë këtë qëndrim me Kosovën. Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, tha për “Zërin” se Kosova ka dështuar t’i dëshmojë botës së është e gatshme t’i zbatojë obligimet e saj ndërkombëtare.

“Ky  ka qenë një rast i Kosovës që ta dëshmojë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet e saj ndërkombëtare e që fatkeqësisht dështimi ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Kosovës”, ka thënë O’Connell. I zhgënjyer në ligjvënësit e Kosovës, ky ambasador ka thënë se “Kosova është dashur t’i tregojë botës së nuk lejon mosndëshkimin, por e bëri të kundërtën”. Ai tha se Gjykata Speciale do të merret me individë dhe jo me Kosovë, “por kur Kosova refuzon që të tregojë gatishmëri për drejtësi, atëherë kjo bëhet problem për Kosovën dhe imazhin e saj”.

Ndërkohë për “Zërin” ka dhënë deklaratë edhe ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu. Ai tha se partnerët ndërkombëtarë nuk arritën që t’i bindin ligjvënësit se kjo Gjykatë nuk është kundër sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, përkundrazi përforcon shtetin e saj. Braathu tha se mbështetësit e Kosovës janë te zhgënjyer me këtë veprim.

“Moskalimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës është zhgënjyese. Kjo Gjykatë nuk është kundër pavarësisë së Kosovës, përkundrazi e përforcon atë. Por, ndodhi e kundërta”, ka thënë ambasadori Braathu.

Gjatë ditës së premte në hollin e Kuvendit të Kosovës është parë edhe ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, duke debatuar me deputetë rreth rëndësisë së kalimit të amendamenteve që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Qëndrim pak a shumë të njëjtë ka ndarë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar. “Kuvendi i Kosovës mori një vendim dhe është përgjegjësi e tyre. Ata morën atë vendim dhe do ta respektoj, por duhet të them se jemi shumë të zhgënjyer me vendimin”, është shprehur Zhbogar. Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse do të merret Këshilli i Sigurimit i OKB-së me këtë çështje, ai ka thënë se mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë pastaj, nuk e di. Kjo është ajo çka them, nuk e di se çfarë do të ndodhë tutje. Nuk ka më hapa nga Qeveria e Kosovës. Mendoj që Kuvendi mori një hap që të mos merret me këtë çështje, kjo është e tëra”, ka deklaruar Zhbogar pas përfundimit të seancës. Në ditët në vazhdim priten reagime edhe nga zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë me seli në Bruksel dhe liderë të tjerë të shteteve të BE-së.

Next Post

Tevez prezantohet te Boca në fillim të korrikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

July 5, 2026
Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

July 5, 2026
Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

July 5, 2026
Merr flakë sipërfaqja me ullishte në Fier, banorët ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

Merr flakë sipërfaqja me ullishte në Fier, banorët ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

July 5, 2026
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

July 5, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

U konfliktuan një natë më parë/ Një person plagoset me sëpatë në Korçë, arrestohet autori

July 5, 2026
Një tjetër shqiptar në paraburgimet e Serbisë, familjarët bëjnë publik rastin

Një tjetër shqiptar në paraburgimet e Serbisë, familjarët bëjnë publik rastin

July 5, 2026
Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues

Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues

July 5, 2026
“Mos e lini të shndërrohet në një shfaqje të Trumpit”, paralajmërimi i Melonit para Samitit të NATO-s

“Mos e lini të shndërrohet në një shfaqje të Trumpit”, paralajmërimi i Melonit para Samitit të NATO-s

July 5, 2026
Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In