• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi të pa konkurrueshëm!”, Rama i bindur: Në zgjedhjet e 11 majit do të fitojë më thellë se çdo herë tjetër

by S T
28/12/2024 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste do të fitojë në 11 maj dhe do të ketë fitoren më të thellë të të gjitha garave zgjedhore!

Kështu ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Rama tha se PS është një forcë politike, që është e pakonkurrueshme në çdo aspekt, e nuk mundet dot nga asnjë forcë tjetër.

“Ajo që dua ta ritheksoj është që arsyeja pse ne nuk mundemi dot është arsyeja, sepse ne zgjohemi të parët dhe flemë të fundit, dhe unë zgjohem i pari nga të parët, dhe fle i fundit nga të fundit, kështu që deri kur dikush tjetër, disa të tjerë, do të zgjohen më herët dhe do të flenë më vonë dhe në ditën e tyre të punës do të bëjnë punë dhe jo llafe, Partia Socialiste do të bëjë atë që thotë dhe do të thotë atë që bën, dhe shqiptarët do ta mbështesin për atë që bën dhe për atë që thotë”, theksoi Kryeministri.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, zgjedhjet e ardhshme janë në prag. Cila do të jetë oferta e Partisë Socialiste, e cila kërkon tashmë një mandat të katërt, sepse ju nuk mateni me të tjerët, po duhet të mateni me vetveten?

Kryeministri Rama: Besoj që nëse ka një ofertë, që ka nevojë për shumë pak shpjegime ndërkohë që mbështetet nga shumë fakte, është oferta e Partisë Socialiste. Për këtë arsye, Partia Socialiste do të fitojë në maj të vitit të ardhshëm dhe do të ketë fitoren më të thellë të të gjithë këtyre garave që i kemi fituar njërën pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, sepse jemi një forcë politike, që është e pakonkurrueshme në çdo aspekt, e nuk mundemi dot.

Zëri i Amerikës: Atëherë, Zoti Rama, cila është arsyeja që ju praktikisht keni paralajmëruar, se në pjesën e sigurt të listave do të vijnë emra kryesisht të rinj, pra jo ata që kanë më shumë se një mandat, pra që më shumë se gjysma e deputetëve tuaj të jenë emra të rinj, jo përbërja aktuale e deputetëve?

Kryeministri Rama: Kjo është një çështje që do ta shikojmë me kujdes rrugës. Ajo që dua ta ritheksoj është që arsyeja pse ne nuk mundemi dot është arsyeja, sepse ne zgjohemi të parët dhe flemë të fundit, dhe unë zgjohem i pari nga të parët, dhe fle i fundit nga të fundit, kështu që deri kur dikush tjetër, disa të tjerë, do të zgjohen më herët dhe do të flenë më vonë dhe në ditën e tyre të punës do të bëjnë punë dhe jo llafe, Partia Socialiste do të bëjë atë që thotë dhe do të thotë atë që bën, dhe shqiptarët do ta mbështesin për atë që bën dhe për atë që thotë.

Dhe përsa i përket skuadrës, kjo na jep mundësinë që të kemi një skuadër të re akoma më të mirë se kjo që kemi sot, sepse në ndërkohë, siç e thatë edhe ju, ne matemi me vetveten, nuk matemi me kundërshtarët, sepse për t’u matur me kundërshtarët, duhet të ndalojmë, duhet të kthejmë kokën mbrapa, duhet të vëmë dorën mbi sy, duhet t’i shohim ku janë, edhe pastaj të fillojmë të matemi, gjë që s’kemi pse e bëjmë. Por nga ana tjetër, ne kemi shumë gjëra për të përmirësuar dhe e kam thënë me kohë që, opozitën e vetvetes dimë ta bëjmë shumë më mirë sesa ata që na bëjnë opozitën nga jashtë vetes.

Kjo duket si retorikë, po nuk është retorikë. Ne bëjmë shumë analiza, ne bëjmë shumë diskutime të brendshme, ne bëjmë shumë anketime të opinionit, ne dëgjojmë shumë njerëz në të gjitha rrugët dhe jemi shumë të vetëdijshëm që s’jemi më të mirët, nuk jemi aq të mirë sa unë do të doja të ishim, po më të mirë se ne…

Next Post
Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zjen me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zjen me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Do te fitosh NOC RROKUN,ti k/hajduti i shqiptarve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In