• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi të lodhur me kampionët e Tik-Tok! Florian Marku, mend për herës tjetër”

by A R
28/08/2022 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opinion nga Drilon Xhepollari

Për shumë, Florian Marku arriti një sukses të madh duke u shpallur kampion bote në kategorinë WBC Silver, pasi mundi me vendim unanim meksikanin Miguel Parra Ramirez, në një atmosfertë të zjarrtë në “Air Albania”. Ky sukses bëri bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet të tjera ku jetojnë shqiptarë dhe veçanërisht në Londër, për shkak të kompanisë që menaxhon sportistin tonë. Po sa i vërtet ishte ky titull dhe çfarë na ofroi mbrëmjen e 25 gushtit boksieri lushnjar?!

Fillimisht duhet të sqarojmë çfarë kategorie i përket ky titull, sepse shpesh abuzohet dhe as ky rast nuk bën përjashtim. E vërtetë, Marku fitoi gjerdanin e WBC Silver, por për kategorinë e tretë të divizionit në peshën e mesme të lehtë. Gjithashtu duhet evidentuar se Miguel Parra Ramirez renditet i 260-ti në botë sipas ranglistës së BoxRec, ndërsa Marku i 43-ti. Kompanitë e basteve e kuotonin 1.062 fitoren e Markut dhe 8.00 të Ramirez-it. Kaq mjafton për të treguar sesa e fortë do të ishte kjo ndeshje, e cila u shit sikur në fushë do të zbrisnin dy titanë të ringut.

Më tepër për kuriozitet, boksieri meksikan ka 1118 ndjekës në kanalin e tij në Instagram, kjo shifër tregon sesa “famos”, ishte rivali i Markut, që vjen nga një shtet me popullsi 129 milionë banorë. Ramirez ishte një pre i lehtë dhe ishte zgjedhur pikërisht për t’ia serviur në pjatë fitoren Markut, por për një moment ai e shokoi lushnjarin duke e hedhur në tapet.

Madje në raundin e tetë, gjyqtari e mbylli ndeshjen 8 sekonda para duke iu frikësuar më të keqes. E papranueshme, e paprecedentë, nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë vendim… por për këtë episod u fol shumë pak, ndoshta aspak, për ta ruajtur Markun, ndonëse ky moment e njollosi ndeshjen. Ky vendim i gjyqtarit i shtoi dyshimet se skenari ishte përgatitur, por në mënyrë të shëmtuar. Kampion, mend për herë tjetër! Nëse do të vish sërish të ndeshesh në Shqipërinë tënde të dashur, gjej një kundërshtar të vërtetë… jemi lodhur me kampion TikTok-u.

Next Post
“Zyrtarët e lartë duhet t’i tremben burgut më shumë se gjyqtarët e prokurorët”

Qeveria, tjetër ndërhyrje në ligj: Pezullim i menjëhershëm për gjyqtarët e prokurorët që bëjnë shkelje

Comments 1

  1. Sasha says:
    4 years ago

    Ne të tjerët që nuk të njohim, a mund të na thuash kush je ti z. Drilon që ke kaq info për Markun dhe meksikanin për të qënë i besuar në të vërtetat e tua.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In