• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi përballë një formule të re”… mjeku komenton zbulimin e Oxfordit: Vdekshmëria e COVID-19 është shumë më ulët se…

by A R
17/06/2020 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur kardiolog, Profesor Edvin Prifti ka komentuar zbulimin e Universitetit të Oxford për ilaçin Deksametazon se ul vdekshmërinë në mënyrë të ndjeshme në pacientët me COVID-19.

Ai deklaron se më mënyrë paradoksale vdekshmëria e COVID-19 është shumë më ulët në pacientët e imunodeprimuar sikurse Aids, fëmijët, toksiokodipendentë, pacientët nën kimioterapi ose popullatat e radioaktivizuara. Sipas tij, jemi përballë një forme të re, një pseudo transplantimi masiv i substrateve gjenetike të cilat në një perqindje të rasteve japin fenomenin e citokinë storm që shkakton vdekjen. Prifti deklaron se de facto ky trajtim do të thotë “Mos lufto infeksionin por reaksionin”.

POSTIMI I PLOTË

Universiteti i Oxford bën “zbulimin” e madh. Pas 5 muajsh përfunduam ku?! Deksametazoni, një nënprodukt i kortizonit që njihet prej dekadash, ul vdekshmërinë në mënyrë të ndjeshme në pacientët me COVID-19. Kortizoni dhe nën formulat e tij janë preparate imunosupresive, pra që ulin imunitetin, dhe janë pjesë e domosdoshme e terapive në pacientet e transplantuar në të cilët është e domosdoshme ulja e imunitetit për të reduktuar fenomenin e flakjes. Kemi kohë që kemi thënë këtë, pas studimit të kohortave të pacienteve të vdekur nga COVID-19. Në mënyrë paradoksale vdekshmëria e COVID-19 është shumë më ulët në pacientët e imunodeprimuar sikurse Aids, fëmijët, toksiokodipendentë, pacientët nën kimioterapi ose popullatat e radioaktivizuara.

Mjekësia klasike post Pasteur thotë që për çdo infeksion duhet të rritet imuniteti. Për SARS-COV2 funksionon ndryshe, pra jemi përballë një forme të re, një pseudo transplantimi masiv i substrateve gjenetike të cilat në një perqindje të rasteve japin fenomenin e citokinë storm që shkakton vdekjen. Sa herë duhet të themi që nuk vdes nga SAR-COV-2 por vdes nga reaksioni ndaj SARS-COV-2. Jemi përballë një situatë anormale që kërkon në mënyrë të domosdoshme kërkimin shkencor të mirëfilltë. Deksametazoni apo edhe produkte të tjera që përdoren për imunodeprimim mund të jenë opsione trajtimi sikurse edhe vetë ciklosporina, por vetëm kërkimi shkencor mund të japë përfundime. Një gjë është e vërtetë.

Faktet janë tepër kokëforte dhe e vendosin SARS-COV-2 dhe sëmundjen që ai shkakton COVID-19 në një konotacion të ri të mjekësisë postmoderne dhe si e tillë nuk përjashtohet që mënyrat e trajtimit të saj të jenë diametralisht të kundërta me ato mjekësore klasike që janë të afirmuara. Ajo çfarë dimë pas Pasteurit të madh është që çdo infeksion duhet të trajtohet duke luftuar infeksionin dhe duke rritur imunitetin. Gjetja e radhës që kortizoni ka efekte të jashtëzakonshme dhe që është një produkt që ul imunitetin, na bën të mendojmë që jemi përballë fillimit të një mjekësie me parime më të ndryshme me ato që ne dimë deri tashmë.

Produkte të tjera sikurse tocilizumab apo inhibitoret e Il1 sikurse canakinumab janë përsëri imunosupresor. Pra trajtimi mesa duket më i suksesshëm janë imunosupresoret, pra de facto dont fight the infection but fight the reaction. Blloku i terapive funksionale po i ngjan gjithmonë e më shumë një mix terapish ndaj xenotransplantave se sa ndaj një infeksioni viral klasik. Jemi përballë një prej momenteve më eklatante të historisë së evolucionit të mjekësisë në të cilin edhe gjykimi shkencor duhet të jetë sa më shume i hapur dhe open mind.

Next Post
Firmoset marrëveshja, shkurtohen me 15 minuta fluturimet mes Shqipërisë dhe Kosovës

Firmoset marrëveshja, shkurtohen me 15 minuta fluturimet mes Shqipërisë dhe Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In