• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi para një rreziku të rritjes së infektimeve”/ Hoti: Para festave do të kemi masa të forta anti-COVID

by Java News
19/12/2020 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova pritet të futet brenda disa orësh në një regjim të ri masash kufizuese, për të frenuar përhapjen e koronavirusit për shkak të grumbullimeve në kohë festash.

“Jemi para një rreziku të përhapjes së infeksionit për shkak të lëvizjeve të mëdha të qytetarëve që ndodhin në kohë festash. Të gjithë po e shohim trendin në rritje në BE dhe rajon, ku disa vende janë mbyllur plotësisht. Kjo nënkupton se për disa javë edhe tek ne rastet do të rriten”, shkroi në rrjetet sociale kryeministri Avdullah Hoti.

Ai lajmëroi se me propozim të IKSHP-së dhe në konsultim të gjerë, Ministri i Shëndetësisë do të propozojë së shpejti masat shtesë.

Postimi i plotë i Hotit:

Kemi bërë analizën e ndikimit të masave anti-covid që i kemi marrë më 11 nëntor, të cilat padyshim se kanë dhënë rezultat. Kategorizimi i komunave iu ka ndihmuar qytetarëve dhe shtabeve lokale për të menaxhuar situatën dhe për ndërmarrjen e veprimeve për të përmirësuar kategorizimin e komunës së tyre.

Tani, në prag të festave, jemi para një rreziku të përhapjes së infeksionit për shkak të lëvizjeve të mëdha të qytetarëve që ndodhin në kohë festash. Të gjithë po e shohim trendin në rritje në BE dhe rajon, ku disa vende janë mbyllur plotësisht. Kjo nënkupton se për disa javë edhe tek ne rastet do të rriten.

Prandaj, me propozim të IKSHP-së dhe në konsultim të gjerë, Ministri i Shëndetësisë do të propozojë së shpejti masat shtesë. Masat do të ndërmerren në konsultim edhe me komunat, shoqatat e bizneseve, grupet e ndryshme, si dhe partnerët dhe organizatat ndërkombëtare që po na ndihmojnë në menaxhimin e situatës.

Nga muajt e verës, ne jemi duke kryer konsultime javore me partnerët dhe organizatat relevante ndërkombëtare, ku çdo të premte e vlerësojmë situatën dhe marrim rekomandime nga ta.

Në ndërkohë, kam kërkuar që sot menjëherë të ndërmerren masat në vijim:

– Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim.

– Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkërendim me komunat, të urdhërojë menjëherë të gjitha shkollat të ndalojnë çfarëdo organizimi apo ekskursioni të nxënësve apo arsimtarëve.

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për ngjarjet sportive e kulturore, të cilat mund të zhvillohen vetëm sipas udhëzimeve të parapara në manualin për mbrojtje nga covid19. Një komision do të funksionojnë brenda ministrisë për miratimin e ngjarjeve të tilla.

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me AVUK-un, të inspektojë zbatimin e masave me mbështetje të policisë.

– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes ambasadave tona të njoftojë bashkatdhetarët për masat që janë në fuqi në Kosovë, si dhe kërkesat e vendeve përkatëse kur bashkatdhetarët të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

– Ministria e Shëndetësisë të mbajë konferencën e rregullt me medie për të informuar qytetarët me gjendjen dhe masat që duhet respektuar, në veçanti masat që do të ndërmerren për fundvit.

Në anën tjetër, Ministri Zemaj po punon shumë në sigurimin e vaksinës me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilëve u jemi borxhli përgjithmonë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë.

Unë i ftoj të gjithë qytetarët të kenë kujdes maksimal në javët në vijim, kur virusi mund të përhapet masivisht.

Le të përgatitemi për festë në familjet tona. Të evitojmë çfarëdo ngjarje ku ka grumbullim të njerëzve. Të ruajmë nga virusi prindërit tanë, të moshuarit, ata me shëndet të dobët, të sëmurët kronik. Të ndihmojmë mjekët dhe infermierët tanë të mos kenë ngarkesë, në mënyrë që të festojnë edhe ata me familjet e tyre.

g.kosovari

Next Post
“Po monitorojmë kush janë sektorët më të prekur nga COVID dhe duan mbështetje”/ Shalsi: Të shmangim një mbyllje tjetër

"Po monitorojmë kush janë sektorët më të prekur nga COVID dhe duan mbështetje"/ Shalsi: Të shmangim një mbyllje tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ankimi për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Ankimi për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

July 28, 2026
Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni, transportohet në spital

Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni, transportohet në spital

July 28, 2026
Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

July 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Korrik 2026

July 28, 2026
VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

July 28, 2026
Kontrolle “blic” në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli!

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut / Vrasja e Albi Bashaliut, Gjykata: Do të dish kush ta vrau vëllain? Dëshmitari: Jo, jam klasë punëtore pa mbështetje

July 28, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Për montazhierët e revolucionit

July 28, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

July 28, 2026
Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës, celulari i Laert Haxhiut në laboratorin digjital të SPAK! Pritet ‘zbërthimi’ i bisedave

“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In