• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Jemi në udhëkryq”, Vuçiç: 3 policët ishin 1.8 km brenda kufirit tonë

by A R
15/06/2023 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Situata është e tensionuar dhe drejt një rruge pa kthim”. Kjo është deklarata e ashpër e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në lidhje me arrestimin e 3 oficerëve të policisë së Kosovës, ngjarje kjo që ka ndezur dhe më tej tensionet mes dy vendeve.

Lideri serb mbrojti gjatë deklaratës edhe tezat e mëhershme të zyrtarëve të tjerë serbë, se 3 policët e Kosovës u ndaluan 1.8 km brenda kufirit të Serbisë.

“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me armë të gjata”, tha Vuçiç.

Presidenti serb gjithashtu mohoi se ushtria e Serbisë ishte 20 kilometra larg vendit të arrestimit, duke mohuar përfshirjen e saj në këtë ngjarje.

Liderët e Kosovës e kanë dënuar këtë veprim të Serbisë, të cilin e kanë cilësuar si akt agresioni. Ata kanë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të reagojë fuqishëm për lirimin e 3 policëve.

Më tej, lideri serb shtoi se situata aktuale është e tensionuar dhe akuzoi Kurtin se kërkon të shkaktojë konflikte.

“Jemi në udhëkryq a do të vazhdojmë të kemi paqe ose jo. Albin Kurti, se me çdo kusht dëshiron të shkaktojë luftë dhe konflikte. Do të shohim se cilat ishin qëllimet e vërteta të të arrestuarve”, tha Vuçiç.

/a.r

Next Post
Rrëmbimi i tre policëve, Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë

Rrëmbimi i tre policëve, Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com