• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi në pikun e gripit”, Brataj tregon si është situata në vendin tonë: Prezent Covid dhe RSV-ja

by B K
21/01/2025 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me uljen e temperaturave shtohen dhe rastet e pacientëve nëpër spitale. Sëmundjet si gripi dhe llojet e ndryshme të viruseve qarkullojnë në vendin tonë duke shkaktuar komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Në programin “Rudina” në një lidhje direkte ishte Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj.

Për publikun ai tha se në vendin tonë qarkullojnë viruset e gripit të tipit A dhe B, Covid 19 dhe RSV-ja. Sa i përket numri të pacientëve ai tha se ka pasur një rritje të personave të infektuar nga java e parë në javën e dytë të muajit Janar.

“Jemi pikërisht në sezonin tipik të gripit ose në sezonin e virozëve të cilat predominojnë nga Dhjetori në Mars. Këto viruse janë tipike të kohës së ftohtë. Kanë një mbijetesë më të mirë sepse durojnë shumë të ftohtin dhe sidomos mungesën e lagështirës në ajër. Për të gjitha këto arsye në këtë periudhë paraqitet në popullsi numri i këtyre viruseve. Sigurisht që ka predominim të njërit ose të tjetrit dhe në këtë edhe në Shqipëri kemi predominim të virusit të gripit të tipit A dhe B kemi po ashtu Covid, kemi po ashtu dhe RSV-në. Kuptohet që sëmundshmëria është në pjesën më të madhe në forma shumë të lehta ose të lehta. Për vetë përqindjen dhe këto sëmundje kanë pasojat e tyre s i përket komplikancave. Java e parë e 2025-ës ka qenë me 17 mijë të infektuar që janë vërtetuar që janë infektuar nga gripi, por nuk janë të gjithë të sëmurë. Ndërsa java e dytë ka qenë me një rritje nga 17 në 19 mijë. Ajo që vihet re është dhe RSV-ja që është në rritje në këtë moment dhe sëmundjet respiratore”, tha ai.

Brataj shtoi se situata nuk është alarmante, por nga an tjetër duhet pasur kujdes për infektimin dhe përhapjen e këtyre virozëve.

Next Post
“Putin po shkatërron Rusinë”, Trump nuk humbet kohë, kërkon të arrihet një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin

“Putin po shkatërron Rusinë”, Trump nuk humbet kohë, kërkon të arrihet një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In