• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi në një moment shumë kritik të luftës”/ Rama mesazh qytetarëve: Ekonomia do ngrihet, por të vdekurit nuk ringjallen

by Java News
03/04/2020 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh qytetarëve shqiptarë në lidhje me masat shtrënguese për koronavirusit, duke u bërë apel atyre që kanë mundësi të jenë pranë të afërmve të tyre.

Duke cituar një thënie të filozofit Niçe, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punon që shtëpia e përbashkët siç e quan ai shtetit, të mos shembet nesër për shkak të dritëshkurtësisë.

Rama: Jeta nuk ka çmim. Hallet janë për njeriun dhe çka nuk të vret të forcon thotë Niçe dhe unë po ju them se gjithsecili prej jush mund të gjej tek vetja ose tek prindërit, tek dikush tjetër në familje provën se çka nuk vret të forcon.

Dhe nëse ky armik nuk do na vrasë, do na forcojë. Qëllimi është që të dalim më të fortë nga ky hall i madh i përbashkët dhe qëllimi im është që ata që janë në hall tu qëndrojmë sa më pranë. Sot kemi pasur 27 persona të infektuar pozitiv.

Dhe ne jemi futur në zonë e zjarrit. Ekonomia bie, por ekonomia ngrihet. Por të vdekurit nuk ringjallen. Qëllimi dhe misioni ynë, i të gjithëve bashkë si individë, familjarë, si shqiptarë; është të mbrojmë këdo që kemi përreth dhe shoqerine. Jeta nuk ka çmim.

Jemi në një moment shumë kritik të luftës dhe duke vënë re që për shkak të ecurisë pozitive shumë kush ka filluar të mendojë më shumë se çduhet për të nesërmen dhe të harrojë në këtë moment çfarë është kryefjala dhe duke ju ndjekur në mënyrë të vazhdueshme për t’ju kuptuar më shumë, ka vënë re që shumëkush ka filluar të kërkojë gjëra që janë ende herët për t’i kërkuar.

Ka filluar të qahet për gjërat shtrënguese dhe të kërkojë më shumë se çka i përket të nesërmes. Patjetër që e nesërmja sot ju duket shumë më e vështirë dhe atyre që është më në hall se ju dhe mua vetë që më duhet të bëj gjithçka për të qenë pranë jush dhe për të garantuar që shtëpia e përbashkët të mos shembet për arsye të dritëshkurtësisë në shfrytëzimin e të ardhurave që kemi në dispozicion dhe e nesërmja të mos jetë shumë më e rëndë.

Sot, po të mos kishim marrë të parë masat që morëm dhe po të mos kishte qenë ky mirëkuptim mbarëpopullor dhe rezistenca e mrekullueshme e 99% të shqiptarëve, ne nuk do të numëronim 17 të vdekur.

g.kosovari

Next Post
Rama flet për lehtësimet e javës së ardhshme: Shkelësit do ndëshkohen jo vetëm me gjoba por edhe me…

Rama flet për lehtësimet e javës së ardhshme: Shkelësit do ndëshkohen jo vetëm me gjoba por edhe me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

U transferua befasisht nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Veliaj i bën kërkesë zyrtare institucioneve: Dua urdhrin dhe arsyen e këtij vendimi!

October 28, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve

October 28, 2026
Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave! Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe verifikim kufitar

Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave! Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe verifikim kufitar

October 28, 2026
Shuhet në moshën 96-vjeçare ikona e të drejtave civile në SHBA, Dolores Huerta! Autorja e thirrjes së famshme: Po, ne mundemi!

Shuhet në moshën 96-vjeçare ikona e të drejtave civile në SHBA, Dolores Huerta! Autorja e thirrjes së famshme: Po, ne mundemi!

October 28, 2026
Kompensimi i pronave, formulari për 1500 ish-pronarë. Dokumentet që kërkohen

Qeveria zgjat afatin e bonusit të qirasë për poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen!

October 28, 2026
Gjykata Supreme e Brazilit s’e pranon ankimimin e dytë, Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri! SPAK e akuzon për trafik droge dhe organizatë kriminale

Gjykata Supreme e Brazilit s’e pranon ankimimin e dytë, Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri! SPAK e akuzon për trafik droge dhe organizatë kriminale

October 28, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

VKM/ Nga paga te antikorrupsioni, roli dhe përgjegjësitë e reja të Ministrisë së Administratës Publike!

October 28, 2026
Qeveria do prodhojë vetë pasaportat, BE: Të zbatohen standarde të forta sigurie, kyç për regjimin pa viza

Vendimi i Qeverisë/ Kriteret e reja për dhënien e shtetësisë për interes të posaçëm shtetëror!

October 28, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Marta Kos mesazh qeverisë së re serbe: Pa sanksione ndaj Rusisë, vështirësohet rruga drejt BE-së!

October 28, 2026
LETRA/ Sazan Guri i kërkon Berishës që të largohet nga drejtimi i PD-së: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen, hap rrugë për…

LETRA/ Sazan Guri i kërkon Berishës që të largohet nga drejtimi i PD-së: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen, hap rrugë për…

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In