Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka dhënë detaje optimiste por edhe paralajmëruese lidhur me konfliktin me Iranin, gjatë një interviste për Fox News. Ai konfirmoi se diplomacia është vënë në lëvizje dhe se fundi i luftës është tashmë një skenar i afërt.
Rubio u shpreh se SHBA-të dhe Irani po shkëmbejnë mesazhe vazhdimisht.
“Ka bisedime që po zhvillohen”, i tha ai gazetarit Sean Hannity. “Ekziston potenciali për një takim direkt në një moment të caktuar. Ne jemi gjithmonë të hapur për këtë.”
Megjithatë, Sekretari i Shtetit ishte i qartë se Uashingtoni nuk do të tolerojë zvarritjet. Ai theksoi se Presidenti Trump nuk do të lejojë që “negociatat e rreme” të përdoren nga Teherani si taktikë për të blerë kohë.
“Nuk dua të vendos një afat kohor, por ne mund ta shohim vijën e mbërritjes”, shtoi Rubio.
Përveç Iranit, Rubio ka lëshuar një deklaratë të fortë që pritet të shkaktojë debate në Evropë. Ai vuri në dyshim të ardhmen e Aleancës Transatlantike, duke thënë se SHBA-të duhen të rishqyrtojë rolin e NATO-s.
“Duhet të shohim nëse aleanca që i ka shërbyer mirë këtij vendi për një kohë, po i shërben ende atij qëllimi”, përfundoi ai.











