• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi dhëndurë në tentativë të BE”/ Rama: Nuk varet nga ne, por nga vendet anëtare. Problemet e Bullgarisë duhet të jenë të ndara në rrugën tonë

by Java News
21/10/2021 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në ceremoninë e përvjetorit të Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria ka bërë shumë rrugë për anëtarësimin e BE, por nuk sheh si arsye që procesi i negociatave të minohet nga Bullgaria.

Ai tha se askush nuk ia premton që pas Bullgarisë të dalë ndonjë vend tjetër që të bllokojë procesin.

“Cilësia e demokracisë, si cilësi bashkëjetese, nuk varet se sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord. Tjetër është të mos biesh dakord duke ballafaquar opinione të ndryshme, e t’i japësh dorën në fillim të fundit të ballafaqimit, e tjetër është të mos biesh dakord, duke u sharë e u kapur prej flokësh.

Në këtë aspekt kemi shumë rrugë për të bërë ende, se për 1 mijë e 1 arsye na është zgjatur kohë e gjatë, e do të na duhet një rrugë jo e shkurtër për të arritur në këtë pikë, që kundërshtarët politikë të jenë rivalë, por jo armiq. Për ne është një periudhë maturimi dhe kuptimi më i drejt dhe më i plotë i këtij procesi dhe i vetë natyrës kontradiktore nganjëherë dhe gjithnjë e më shpesh të paparashikueshme të procesit.

Është fare e qartë, sidomos me shpërthimin e papritur të problemit të Bullgarisë, që ky është një proces që s’duhet të humbim fokusin në asnjë moment që ne jemi në këtë proces, se jo se na kanë imponuar të tjerët, por jemi si popull, si shtet, në një proces që e ka zgjedhur populli vetë lirisht 30 vite më parë, për t’u bërë pjesë e familjes Evropiane.

Duke mbajtur këtë parasysh duhet të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë se sa ç’kemi bërë, pavarësisht nga vendimet që merren në Bruksel, pavarësisht nga kushtet që shtohen në Bundestag, apo pavarësisht nga stër kushtet që shfaqen deri në Bullgari. Këto s’janë të lidhura me njëra tjetrën, janë të ndara. Janë të ndara sepse kjo është zgjedhja jonë, qëllimi ynë dhe borxhi ynë ndaj fëmijëve tanë dhe gjeneratave të tjera. Ta bëjmë Shqipërinë një vend që të jetë hapësirë demokracie funksionale.

Pavarësisht se çfarë statusi kemi në një moment të procesit, pavarësisht se quhemi kandidatë, por le të themi dhëndurë në tentativë të familjes Evropiane. Pavarësisht se quhemi vend që jemi në negociata, sepse këto momente nuk varen nga ne, por varen nga çfarë vendosen nga BE mes 27 vendeve. Kujt i shkonte mendja që do të dilte Bullgaria, pasi ne e kishim mendjen, fokusin se si do të përfundonin zgjedhjet në Holandë, e kishim bindjen se sa Holanda të çlirohej nga stresi zgjedhor e vendimi për Shqipërinë, doli Bullgaria, e askush nuk e parashikon dot që nuk del një tjetër. Bullgaria para disa vitesh ishte dakord. Ne na duhet të fokusohemi me të gjitha forcat te vetja, e të bëjmë gjithçka për të përfituar nga kjo dije”, u shpreh Rama./m.j

Next Post
Indiani me pasaportë amerikane gjendet i vdekur në Pogradec, policia zbulon drogë në banesën e viktimës

Aksident me vdekje në Lushnjë, detajet e para

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    4 years ago

    Bathet tregojne se nuk do te behesh dhender i BE,se veç te tjerash je “Krushk” i fatmiraHajdarit

    Reply

Leave a Reply to UKU MOMLIT Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
Një sërë apartamentesh, SPAK kërkon konfiskimin e 82 mln lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt

Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

January 28, 2026
Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

January 28, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Jemi në ekstremin tjetër kushtetues!

January 28, 2026
DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

January 28, 2026
Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

January 28, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In