• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi akoma në situatë emergjence”/ Çako: Niveli i Vjosës ka rënë! Nuk ka aktualisht probleme me banorët

by Os De
22/11/2025 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako bëri më përditësim mbi situatën e krijuar nga reshjet dhe daljet e lumejve nga shtrati. Çako theksoi se situata vijon të mbetet ende në emergjencë dhe gatishmëri të plotë. Referuar lumit Vjosa, Çako tha se ka një ulje të nivelit të ujit prej disa orësh, ndërsa prurjet mbeten në nivele të menaxhueshme.  

“Jemi në ditën e 4. Jemi akoma në situatë emergjence në shkallë vendi. Situata është në kontroll, të gjithë institucionet, strukturat janë të angazhuar sipas prefektuarave dhe bashkivee. Momentalisht jemi në Urën e Mifolit, ku theksojmë se gati 12 orësh ka filluar rënia e nivelit të Vjosës. Është larguar risku i shtuar, dhe presim që të hyjë totalisht në shtratin e vet pasi edhe nivelet në Përmet dhe Memaliaj kanë rënë ndjeshëm nga dje, ku intensiteti i prurjeve ishte deri në maksimale. Nuk kemi aktualisht probleme me banorët, por prezencë uji. Pas fazës menaxheriale të emergjencës, fillojmë me rehabilitimin. E kemi filluar në Sarandë, Lezhë dhe vende të tjera ku ka pasur nevojë.”, u shpreh ai.  

Ai u ndal edhe te situata e krijuar në të gjithë vendin, si në Shkodër, Lezhë dhe Devoll, ku pati dëmtime të argjinaturave dhe prezencë të ujit në toka bujqësore. Nga emergjencat, sipas tij, është ndërhyrë ku ka patur nevojë edhe për evakuime banorësh apo të gjësë së gjallë. Ai tha se në Lezhë, argjinatura e lagunës është rehabilituar plotësisht, ndërsa në Çukë të Sarandës ëshhtë ndërhyrë paraprakisht por pritet largimi i ujit, për një tjetër ndërhyrje.  

Çako tha gjithashtu se priten reshje  më pak intensive për shkak të uljes së temperaturave, dhe më pas për të bërë një verifikim të situatës dhe dëmeve të shkaktuara. 

Next Post
VIDEO-GJKKO lë në fuqi vendimin pezullim nga detyra për Ballukun, dy vartësit e saj mbeten në “arrest shtëpie”

VIDEO-GJKKO lë në fuqi vendimin pezullim nga detyra për Ballukun, dy vartësit e saj mbeten në “arrest shtëpie”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com