• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jelekverdhët janë këtu për të qëndruar

by Java News
25/12/2018 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse sulmi i fundit në një treg Krishtlindjesh në Strasburg, Francë, ka larguar sadopak energji nga protesta e jelekverdhëve, shkaqet kryesore të pakënaqësisë së votuesve francezë vazhdojnë të mbeten. Në qendër të vëmendjes nuk është nevoja për reformë, por kostot dhe kush duhet t’i paguajë ato.

Nga Sławomir Sierakowski/

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjes në Strasburg, Francë, më 11 dhjetor, erdhi pas një muaji në të cilin protestat e “jelekverdhëve” në Paris dhe qytete të tjera ishin në qendër të titujve kryesorë ndërkombëtarë. Policia franceze që nga ajo kohë e ka gjurmuar dhe e vrau sulmuesin në një shkëmbim zjarri dhe një ligj i vjetër i politikës thotë se francezët tani do të mblidhen pas presidentit Emmanuel Macron – të paktën për momentin.

Kjo është ajo që ndodhi pas sulmeve në zyrat e Charlie Hebdo në vitin 2015, kur popullariteti në rënie i presidentit të atëhershëm Francois Hollande u rikthye për momentin. Kjo gjithashtu ndihmon për të shpjeguar se si Vladimir Putin, më parë një individ i panjohur, e forcoi pushtetin e tij në Rusi pas një sërë bombardimesh në vitin 1999. Natyrisht, në atë rast, gazetarët investigativë kanë gjetur një sërë provash që sugjerojnë se qeveria i organizoi sulmet për të forcuar mbështetjen e saj publike.

Edhe pse protestat e jelekverdhëve vazhdojnë ende, situata është ftohur, duke i dhënë Macronit mundësinë të marrë frymë. Por rrënjët socio-ekonomike të lëvizjes mbeten. Ashtu siç e dinë ata që e njohin historinë franceze, forcat konkurruese të revolucionit dhe Bonapartizmi kanë sjellë prej kohësh rezultate politike. Macron i detyrohet kësaj të fundit për presidencën e tij. Francezët u joshën nga triumfalizmi europian i reformatorit të ri, jo se atyre u pëlqen Bashkimi Europian (nuk u pëlqen), por për shkak se dukej se ata donin një rikthim të madhështisë perandorake franceze.

Por nuk u desh shumë kohë që spektri i revolucionit të kthehej. Qartazi, Macron e keqkuptoi suksesin e tij. Ai gaboi që mendoi se votuesit francezë e zgjodhën atë për të reformuar BE-në. Edhe pse francezët dëshirojnë madhështinë kombëtare, ata e urrejnë varfërimin ekonomik në masë të barabartë. Macron duhet ta kishte kthyer vëmendjen e tij tek kjo çështje. Në vend të kësaj, ai nisi një sërë reformash që nxitën pakënaqësinë e masave.

Për shkak të vetë-prezantimit të tij elitar dhe sfondit personal, Macron tashmë dukej si një përfaqësues i të pasurve. Por ai i përkeqësoi akoma më shumë gjërat duke i drejtuar përpjekjet e tij për reforma me një çrregullim të tregut të punës dhe një ulje të taksës së pasurisë. Kur ai prezantoi një taksë të re për karburantin në emër të reduktimit të emetimeve të dioksidit të karbonit, francezët e panë këtë si një fyerje personale.

Nëse do të jetonim ende në shekullin e 20-të, fakti që një taksë ekologjike për karburantin do t’i nxiste njerëzit të vishnin jelekë të verdhë (që të gjithë motoristët në Francë e kanë të detyruar të veshin kur drejtojnë automjetet e tyre) dhe të dilnin nëpër rrugë, nuk do të ishte ndonjë gjë kush e di se çfarë. Por në vitin 2018, kjo është shumë domethënëse.

Si simbolikisht ashtu edhe praktikisht, reagimi i përhapur kundër taksave të propozuara të karburantit i frustron përpjekjet e nevojshme dhe urgjente për të luftuar ngrohjen globale. Por nuk mund të supozojmë se kushdo që kundërshton reformat e gjelbra është një mohues i ndryshimit klimatik dhe për pasojë lakmitar, idiot ose të dyja këto bashkë. Edhe nëse të gjithë do ta pranonin nevojën për të reduktuar emetimet e gazrave të dëmshme, kjo nuk do të zgjidhë gjendjen e punëtorëve që mezi mund të arrijnë të mbijetojnë.

Jelekverdhët janë kryesisht nga shtresat e mesme dhe ato të punë dhe jo nga fundi fare i shkallës sociale. Shumica nuk janë as të papunësuar dhe mohues të ndryshimeve klimatike, por kundërshtojnë fuqimisht një taksë që ata besojnë se nuk mund ta përballojnë dot për ta paguar. Shumë prej tyre i përkasin kohortës në rritje të “të varfërve që punojnë” – “prekariati” që nuk ka zgjidhje tjetër veçse të pranojë pozicionet me rrogë të ulët në të cilat ata shpesh mbingarkohen dhe ndihen të pasigurt. Dhe për shkak se nuk janë të papunë, ata dhe problemet e tyre anashkalohen lehtësisht nga elitat franceze.

Në Francë, vetë papunësia është e lartë (rreth 9%) dhe për pasojë e vështirë të shpërfillet. Por kur dikush shton këtë shtresë që është gjithnjë e në rritje, mund të shohim se vendi ka një problem serioz në duart e tij. Dhe Franca nuk është e vetme në mesin e ekonomive të përparuara.

Ekonomistët vlerësojnë se Francës do t’i kushtojë 500 euro (573 dollarë) për person në vit për të përmbushur detyrimet e saj për reduktimin e emetimeve sipas marrëveshjes së klimës së Parisit të vitit 2015. Kjo është shumë, sidomos duke pasur parasysh se të ardhurat familjare u rritën me vetëm 8% midis vitit 2007 dhe 2017.

Për më tepër, pasiguritë ekonomike që çuan në ngritjen e jelekverdhëve janë të komplikuara nga fragmentimi social dhe shpërndarja gjeografike. Si rezultat i de-industrializimit, njerëzit me interesa të ngjashme janë më pak të përqendruar në komunitetet e fabrikave të mëdha; dhe si rezultat i globalizimit, punëtorët e pakualifikuar janë çmuar nga qytetet e mëdha. Ata që jetojnë në Paris nuk kanë pse të tremben, sepse ata janë përfitues të mëdhenj të globalizimit. Por për të gjithë të tjerët, si puna ashtu edhe pjesëmarrja në jetën qytetare kërkon lëvizje në distancë.

Kjo është arsyeja pse taksa e propozuar e karburantit prek aq shumë dhe përse jelekverdhët janë bërë një simbol aq i fuqishëm dhe i dukshëm. Me shumë gjasa, ky simbol do të vazhdojë të qëndrojë për ca kohë me ne.

Project Syndicate

Next Post
Papa Françesku kërkon falje për skandalet në kishën katolike

Papa Françesku apelon për një jetë më të thjeshtë: Lakmia e pangopur...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

August 8, 2026
Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

August 8, 2026
Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

August 8, 2026
Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

August 8, 2026
U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

August 8, 2026
Zi në familjen Messi, babai i legjendës argjentinase ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare

Zi në familjen Messi, babai i legjendës argjentinase ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare

August 8, 2026
Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln dollarë pritet të jete oferta më e lartë e topit të golit të Maradonës

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln dollarë pritet të jete oferta më e lartë e topit të golit të Maradonës

August 8, 2026
Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

August 8, 2026
Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

August 8, 2026
Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com