• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jeleku antiplumb shpëtoi Dumanin. U nis të vriste Otin, shokun e ngushtë të Suelit por ra në pritë

by Java News
22/05/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbajtja veshur e një jeleku antiplumb që u sekuestrua më pas në banesën, ku u arrestua Nuredin alias Lulzim Dumani,(Luli) i ka shpëtuar jetën këtij të fundit, në ngjarjen e 29 Marsit të ndodhur në kryqëzimin e Papërit në Elbasan.

Pavarësisht mbrojtjes ai ka mbetur i plagosur ndërsa sulmi është bërë shkak  për nisjen e  operacionit policor. Pikërisht nga ky plumb, mori dhe emrin operacioni “Plumbi i Artë”, shkruan gazetari Elton Qyno.

Dumani kishte dalë në 26 dhe 29  Mars në Elbasan, për të vrarë Elton Kilën ose siç njihet ndryshe në Elbasan “Oti”, i cili është shok i ngushtë i Suel Çelës.

I shumëkërkuari i drejtësisë Shqiptare dhe pjesëmarës në disa ngjarje të rënda, ka treguar se porosinë për vrasjen, e kishte marë nga Suel Çela, nëpërmjet një bisede që kishte zhvilluar me të në aplikacionin “Matrix”.

Por nga verifikimet e kryera në TIMS, objektivi i tyre Elton Kila, rezulton të jetë larguar me familjen mëngjesin kur do të realizohej atentati, duke udhëtuar nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë.

Miku i Dumanit Henrik Hoxhaj, është endur për disa orë në hyrje të Elbasanit për të pikasur Otin, ndërsa Dumani, qëndronte në gadishmëri në zonën e Papërit, në pritje të një mesazhi konfirmimi për lëvizjen.

Dyshohet se e gjitha kjo skemë, ka qënë kurth, pasi vetë Dumani ishte objektivi i këtij atentati, duke u sulmuar befasisht nga tre persona ku është qëlluar plot 9 herë me automatik duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Vetë Dumani, nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, pavarësisht se brenda në makinë tip BMWx5 ku qëndronte kishte 2 automatikë kallashnikov, një pistoletë Izraelite dhe 1 pistoletë “TT”.

Ai është transportuar nga Henrik Hoxhaj në drejtim të Fierit, dhe në darkën e asaj nate, të dy personat janë arrestuar nga RENEA.

Tashmë prita u kthye në rrëfimin që solli 32 të akuzuar nga të cilët 14 janë në kërkim./m.j

Next Post
“Kjo s’është lufta ime”/ Rrëfimi i oficerit rus që i rrezikoi të gjitha për të lënë luftën e Putinit: Nuk e dinim pse ishim aty…!

"Kjo s'është lufta ime"/ Rrëfimi i oficerit rus që i rrezikoi të gjitha për të lënë luftën e Putinit: Nuk e dinim pse ishim aty...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In