• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Jelekët e verdhë”, revoltë apo revolucion?

by Java News
07/12/2018 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e radhës e paralajmëruar nga “jelekët e verdhë” për të shtunën ka shkaktuar jo pak shqetësim te autoritetet franceze. Madje, një burim qeveritar ka pranuar për “Le Figaro” se ekziston mundësia e një grushti shteti. Ndërkohë, sipas të njëjtës të përditshme, forcat e rendit “janë përgatitur për më të keqen”.

“Jelekët e verdhë”, protestues nga e gjithë Franca, kërkojnë anulimin e taksës së mjedisit, e cila e rrit çmimin e karburantit.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë banorë të zonave rurale dhe periferike, të cilët të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale kanë mbajtur “mbi gjemba” qeverinë e presidentit Emmanuel Macron prej më shumë se tre javësh.

Ndërsa pritet manifestimi i madh i së shtunës, protesta të përmasave më të vogla në rrugët e Francës ka përditë. Të frymëzuar nga “jelekët e verdhë”, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme kanë protestuar në disa qytete franceze. Ata kanë djegur makina dhe janë përplasur me policinë. AFP raporton për 146 të arrestuar gjatë protestave para dy shkollave të mesme në Mantes-la-Jolie.

Në Seine-Saint-Denis, që ndodhet në rajonin verior të Ile-de-France, protestuesit bllokuan hyrjen në 37 shkolla të mesme dhe dy kolegje. Përleshjet me policinë raportohen gjithashtu në qytetet e Lionit, Marsejës, Tuluzës dhe periferitë e Parisit. Në disa raste, studentët kanë qenë të pajisur me shkopinj dhe janë konfrontuar me policinë.

Situata e krijuar gjatë këtyre javëve në Francë i ka bërë shumë të hedhin idenë se atje ka nisur një ndryshim i madh, në kufijtë e një revolucioni.

Michel Bierd, historian i specializuar në Revolucionin Francez dhe profesor i asociuar në Universitetin e Rouen-it, në një intervistë për “Le Figaro” flet për termat revoltë dhe revolucion, që e kanë shoqëruar protestën qëkur nisi të marrë përmasat e një manifestimi masiv, në disa raste edhe të dhunshëm.

“Absolutisht jo, nuk mund të flasim për revolucion. Fjala revolucion nënkupton një ndryshim brutal e të dhunshëm dhe vjen nga shekujt XVII e XVIII. Jo i dhunshëm në kuptimin fizik të fjalës, por në pamundësinë që mendohet në fillim të lëvizjes.

Një zhvillim që prek pushtetin politik krejt papritur, siç ka ndodhur edhe atëherë. Revolucioni nënkupton që njerëzit që e bëjnë atë janë të vetëdijshëm për ta udhëhequr, për ta jetuar. Që në fillim të vitit 1789, në titujt e gazetave lexoje fjalën revolucion. Kishte fjalime, ngjarje të tjera që lidheshin me të: partitë, përkujtimet, krijimi i shoqatës së fitimtarëve të Bastijës.

Një revolucion është një ndryshim i papritur, në mënyrë të tillë që bëhet i paharrueshëm. Termi revolucion nënkupton vullnetin për të ndryshuar regjimin rrënjesisht. Nuk është vetëm ideja e përmbysjes së një presidenti, një mbreti apo një perandori. Është një çështje e tronditjes së asaj që prek të gjithë skenën politike, fetare dhe sociale”, shprehet ai.

Për Bierd, protesta mbarëkombëtare e “jelekëve të verdhë” nuk i kalon kufijtë e revoltës.

“Ne këtu kemi të bëjmë me një revoltë apo një grup revoltash. Dikush që ngre krye kundër një autoriteti ose kundër asaj që mendon është një vendim i padrejtë.

Kjo revoltë mund të marrë formë shumë aktive, si përleshjet në rrugë apo hedhja e gurëve, ose formë pasive si një vendim i tipit “unë nuk do të shkoj për të votuar” ose opinion se “ata janë të gjithë të njëjtë””, shpjegon ai.

Përgatiti: Gazmira Sokoli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik i Iranit më 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë? Nufi: Nga kontrollet rezultoi se…

Sulmi kibernetik i Iranit më 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë? Nufi: Nga kontrollet rezultoi se…

November 24, 2026
Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!

November 24, 2026
Ish-gjenerali rus paralajmëron: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet!

Ish-gjenerali rus paralajmëron: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet!

November 24, 2026
Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

EMRAT/ Abuzimi me 13-vjeçaren u bë nga disa persona të ndryshëm! Ja kush është 49-vjeçari nga Fieri, një prej të arrestuarve (FOTO)

November 24, 2026
“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

November 24, 2026
“KPD-ja e vitit 2001 çau Partinë Socialiste”- Klosi për situatën politike: Për të mos shkuar tek ai skenar, morëm vendimin e përjashtimit!

“KPD-ja e vitit 2001 çau Partinë Socialiste”- Klosi për situatën politike: Për të mos shkuar tek ai skenar, morëm vendimin e përjashtimit!

November 24, 2026
Sulmet nga jashtë, eksperti: Ministria jonë e Mbrojtjes dhe e Malit të Zi kanë kërkuar asistencë nga NATO për luftën hibride!

Sulmet nga jashtë, eksperti: Ministria jonë e Mbrojtjes dhe e Malit të Zi kanë kërkuar asistencë nga NATO për luftën hibride!

November 24, 2026
“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

November 24, 2026
“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron spekulimet mediatike, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron spekulimet mediatike, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

November 24, 2026
Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In