• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Je thjesht një k… budallaqe”/ I vuri çip në makinë, zbuloi atë që nuk e priste. Vajza kërkon mbrojtje nga gruaja e të dashurit sekret

by Java News
28/06/2021 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa gra i gjurmojnë partnerët derisa i kapin me të dashurat e fshehta. Disa të tjera në gjendje më të mirë ekonomike pajtojnë detektivë që paguhen me orë, nga 100 euro ora deri tek 500 euro dita në rast se provat mblidhen brenda një kohë të shkurtër. Disa nuk dyshojnë asnjëherë te partnerët.

Por disa zhveshin mëngët dhe i qartësojnë dyshimet me këmbëngulje dhe pa rënë në sy, ashtu sikundër nga ana tjetër shpreson se nuk po zbulohet as partneri. Një ndër to është D. L, një grua që në heshtje mblodhi prova për lidhjen jashtë martesore duke përgjuar të shoqin dhe të dashurën e fshehtë. Më pas, ajo ia nisi materialet fotografike dhe filmike vajzës së re me inicialet A. A, që e alarmuar vrapoi në komisariatin numër dy duke kërkuar mbrojtje nga gruaja e të dashurit sekret.

Por për shkak se vajza i kishte fshirë fotografitë që i nisi gruaja, ajo nuk dorëzoi asnjë provë që mund të konsiderohej si kërcënim nga policia që pavarësisht alarmit të të resë, mblodhi dëshmitë e të dyjave. Në këtë rast burri mësohet sipas burimeve të gazetës Si se nuk është pyetur ende.

Në materialet e vendosura në dispozicion të gazetës Si nga policia qendrore e Tiranës bëhet me dije se e dashura sekrete denoncoi gruan, ndërsa kjo e fundit e qetë tha përpara oficerit të policisë S. M; “e zbulova lidhjen gjatë 2017 dhe derisa grumbullova prova nuk bëra asnjë reagim. Vajza e dinte që ishte lidhur me një burrë të martuar dhe u përpoq që të fshinte gjurmët duke u kujdesur që edhe takimet e tyre të mos zbuloheshin”.

Denoncimi i të dashurës

Në atë kohë 22 vjeç, e reja e takoi çiftin në biznesin që ata kanë në Tiranë. Ndonëse e informuar që ai ishte i martuar, ajo u lidh me pronarin, duke krijuar një histori disavjeçare, derisa të dy morën masa që askush mos ta kuptonte lidhjen dhe vajza u largua në një punë tjetër.

“Gruaja e tij e zbuloi historinë përmes arkivës së telefonit, kishte kthyer në një servis fotografitë e fshira tonat gjatë udhëtimeve që kryenim. Më vendosi një çip në makinë, më pas punësoi një detektiv privat që më kishte bërë fotografi. Më pas e shita makinën pasi ndihesha e kërcënuar dhe e vëzhguar në çdo lëvizje që kryeja, ne kujdeseshim që lidhja të ishte e fshehtë dhe vetëm jona. Për këtë merrnim masa për çdo takim dhe udhëtim që askush nga familja ime dhe as nga e tija të mos kuptonin gjë. Por unë fillova të ndihesha e vëzhguar për çdo lëvizje që bëja, si për hall edhe për punë apo dhe kur udhëtoja për qejf. Një sy i tretë më dukej sikur më ishte qepur në kurriz”, dëshmon para oficerit e reja që mbajti pa rënë në sy një histori të gjatë.

Pikërisht, fotografitë që gruaja i nxori nga aparati që i shoqi e kishte pastruar dhe ia fali asaj u kthyen në provat më kërcënuese.

“U ndesha me këtë shtetase në rrugë. Më ofendoi, gjendesha me një shoqe dhe më paralajmëroi – do të demaskoj në publik, je thjesht një k. budallaqe”

Burimet e policisë tregojnë se e reja aktualisht e punësuar në një institucion shtetëror i ka kërkuar ndihmë policisë që ta frenojë gruan e inatosur, mbasi sipas saj i ka dhënë fund marrëdhënies nga frika.

Por suprizues është rrëfimi i gruas në polici, e cila mohon veprimet hetimore private.

“Nuk i kam vënë çip në makinë, as asaj as burrit. Por nga frika ajo është kthyer në paranojake. Le ta gjejë çipin e ta sjellë tek ju. Ajo ndihet e panikosur sepse e di gabimin që ka bërë. Nuk i kam vënë as detektiv pas, sepse nuk kam arsye pse të harxhoja para. Fotografitë i zbulova në aparatin e telefonit të burrit im dhe nuk ishte e vështirë të zbuloja historinë më pas”, mësohet të ketë thënë bashkëshortja, sipas burimit policor.

Duke u shfaqur bashkëpunuese me policinë, gruaja ka vënë në dispozicion jo vetëm numrin e saj, por edhe të të shoqit. “Ky është numri i burrit, meqenëse më keni thirrur mund të shikoni nëse kam komunikuar unë apo jo me këtë vajzë, dhe nëse vijon apo jo burri im të flasë me të”.

Njohja

E reja kishte filluar punë për shkak të një miqësie familjare me çiftin në kompaninë e tyre. Më pas historia që u zbulua nga gruaja është mohuar nga i shoqi që mbas rënies në gjurmë ka filluar të tregojë kujdes dhe të kryejë çdo lëvizje, duke bashkëpunuar me të dashurën sekrete. Si fillim ai e ka larguar të dashurën nga puna duke e punësuar në një institucion shtetëror, me shpresën që gruaja do qetësohej. Indiferent ai madje ka inskenuar zënkën duke pretenduar se punonjësja ishte e paaftë dhe se nuk u duhej më. Por nga çfarë tregon rrëfimi i gruas, lidhja jashtë martesore vijoi edhe tre vjet mbasi vajza u largua, derisa asaj i ka sosur durimi dhe ka vendosur të përballet me të renë.

Gra që u ndihmuan nga teknologjia dhe covidi

Teksa më herët gjatë masave kufizuese gazeta Si solli rastin e një gruaje që e zbuloi partnerin, mbasi theu masat kufizuese dhe doli nga shtëpia pa shkak, edhe mos mbyllja siç duhet e llogarive vetjake është një kërcënim më vete për tradhtarët që sidoqoftë janë të prirur t’i shuajnë gjurmët. Historia më poshtë është ajo e një gruaje që e rrahu të dashurën e partnerit dhe më pas u largua tek e ëma.

“Telefoni i partnerit ishte me kod. Por asnjëherë nuk kam menduar se përse i duhej kjo siguri, kur midis nesh nuk kishte sekrete. Ne të dy kemi dy vajza dhe vija duart në zjarr se burrat e të tjerave e tepronin, por jo i imi. Mund të them se ishte një aktor i mirë për disa vite derisa zbulova lidhjen jashtë martesore”, kështu e nis rrëfimin A. K, një 48 vjeçare që përfundoi në komisariatin numër tre mbasi goditi R. V. një 26 vjeçare nga Fieri dhe me profesion parukiere. Historia 6 vjeçare u zbulua krejt rastësisht nga nëna e dy vajzave që nuk kishte konstatuar dh as nuhatur luhatje në marrëdhënie e madje ndihej grua e lumtur.

“Në një nga ditët kishte harruar Facebook hapur në laptopin e vajzës sonë të madhe. Mbase nuk kishte klikuar sign out. Po klikoja për të kryer një porosi on line, kur pashë llogarinë e burrit. E hapa. Ajo ditë ishte befasuese. Ai kishte flirt me një vajzë të re, që e komplimentonte, pastaj në muajt vazhdues ata ishin afruar, dhe më pas komunikimi i tyre në inbox ndërpritej. Në Facebook njoha një burrë tjetër, që nuk ishte bashkëshorti që kam, i cili sillej me këtë vajzë sikur asnjëra nga në të tria nuk ekzistonim”.

I matur në veprime, tradhtari kërkon takim me të renë dhe më pas historia e tyre konsolidohet.

“Ky zbulim ishte i tmerrshëm dhe ndaj vendosa të hakmerrem. I gjeta adresën, me durim bëra edhe unë planet e mia dhe një ditë mbasi hyra si kliente e madje ajo më krehu duke u dridhur, e rraha në sy të kursanteve”. Nga ana e saj, parukieria vrapoi në polici me pretendimin se ju dëmtua imazhi dhe biznesi duke thënë “Është një grua që duhej të merrej me të shoqin dhe jo me mua”.

Marrë nga GazetaSi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In