• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Je suis Scanderbeg…”

by Java News
01/09/2017 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka reaguar pas mbulimit të monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit.

“Sot i zunë të pamët të mos i shihte, neser një zot e di se ç’mund t’i bëjnë.”, shkruan Lame mes të tjerash në rrjetin social facebook.

STATUSI I ARTAN LAMES
JE SUIS SCANDERBEG
E kam qeshur e jam tallur me Skënderbenë, sa pa dyshim e kam tepruar. Kam bërë ironi dhe i kam rënë në qafë, sa s’di si më ka duruar. Por i kam bërë këto se e dua Skënderbenë njeri me mish e kocka me halle e telashe, jo si një mit të kalçifikuar nga ata që pastaj themi “pale a ka qenë”.
Ashtu sikundër çdo i krishterë i mirë, e do Jezunë si njeri që zbriti mes vdektarëve e dha jetën për ta. Ashtu sikundër çdo muhamedan i mirë, e do Muhametin si njeri që ulur këmbëkryq u shpjegon të thjeshtëve udhën e drejtë. Ashtu edhe unë e dua Skënderbenë si njeri që mes njerëzve të tij, me gjoks përballte të keqen e madhe të kohës vet, ndërsa me kurriz mban edhe llafet e kohës sonë.
Por sot Skënderbenë tim ma zunë me perde që të mos shihej se si mbretëron e kalëron mbi kalë tash 550 vjet. Sot i zunë të pamët të mos i shihte, neser një zot e di se ç’mund t’i bëjnë.
Ndaj sot jam i gatshëm nga njeri të bëhem hero, për të mbrojtur heronë-njeri. Sot ndjehem i gjithi “je suis Skanderbeg”. E në qofshim shumë, s’kanë ç’i bëjnë heroit.
21231116_1925987294334767_7170084953386824639_n

/a.r.

Next Post
Veliaj: Shpërblim për forcat zjarrfikëse

Flakët kërcënojnë antenat në Tarabosh, asfiksohet një efektiv zjarrfikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com