• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Je me vonesë Doktor, “delegatët ikën”

by Artur Ajazi
15/04/2025 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Paraditen e kësaj të marte, Berisha zbriti nga selia, dhe vajti të takonte biznesin e vogël. Takonte burra dhe gra, djem dhe vajza, dhe u premtonte se “do zerojmë taksat, do ulim çmimin e ujit, dritave, do rrisim pagat dhe pensionet, do ti vemë bashkisë kufirin te thana për ju”, etj.etj.. Dukej sikur Berisha vinte nga një planet tjetër, dhe nuk e dinte se taksat për biznesin e vogël janë ulur prej 10 vitesh. Pavarsisht kësaj, tregëtarët e biznesit të vogël u treguan realistë, dhe nuk e refuzuan.

E dëgjonin, dhe pas takimit ngrinin supet sikur donin të thonin “po ky nga u kujtua sot”. Edhe pse fushata ka nisur de jure, duket sikur Doktori ka harruar se para shqiptarëve duhej të prezantojë programin e ri, dhe jo të ripërsërisë pikat e programit të vjetër. Madje të programit kur kryetar PD-je ishte Lul Basha. Je me vonesë Doktor, je me vonesë, sepse “delegatët ikën”.

Edi Rama e ka bërë me kohë efektin veprues ndaj shqiptarëve. Ka dhënë prova, dhe jo premtime boshe. Biznesi vogël sot, falë taksave të ulëta ka rritur shërbimet, ka rritur qarkullimin e mallrave dhe parave. Dhe kjo dëshmohet nga statistikat e Drejtorisë Përgjithshme të Tatim-Taksave.

Nuk është e nevojshme që të zbresësh tek vegjëlia, kur vijnë fushatat elektorale, por duhet të kujtohesh për ata në çdo stinë të vitit. Në 4 vitet e shkuara, thuajse asnjë deputet i opozitës, nuk ka vajtur qoftë edhe 1 herë të vetme tek votuesit e PD-së.

Mjafton ti referohesh reagimeve të bazës së PD-së sot, për të mësuar situatën në të cilën ndodhet aktualisht ajo forcë politike. Mjafton tu referohesh pasurive që kanë sot ish-pushtetarët e PD-së, apo dhe deputetët e saj, dhe do të bindesh sa seriozisht e kanë ata fushatën e premtimeve elektorale ndaj shqiptarëve. Mjafton tu besosh deklarimeve të Dash Sulës apo dhe Myslim Murrizit, dhe do të bindesh se ç’po ngjet sot brënda Partisë Demokratike dhe aleancave që ajo ka me 5 partitë e vogla, që medemek u bashkuan për “fitoren e 11 Majit”.

Berisha ka 2 muaj që propogandon “Shqipërinë Madhështorte”, si risinë e kësaj fushate, si shpikjen e tij të fundit. Por me çfarë dhe si do ta bëjë Berisha “Shqipërinë Madhështore” ? Me ekipin e xheketave të vjetra, apo me kandidatët anonimë, pa asnjë kontrobut të cilët nuk u votuan fare as nga primaret ? Duke kujtuar ato ç’ka paralajmëronte Doktori 1 vit më parë majë ballkonit apo edhe në Parlament, nuk e mendoja kurrë se në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike do të prezantohej kaq keq, kaq varfërisht, pa program konkurrues, pa ekip sfidues, por me emra të përfolur dhe të konsumuar para shqiptarëve.

Je me vonesë Doktor, je me shumë vonesë, pasi shqiptarët e kanë vendosur ç’do të bëjnë në 11 Maj, duke mos u ndarë nga rruga e tyre progresiste, dhe integrimi drejt Bashkimit Europian. Vota për ju Doktor, do të ishte fatalitet, dhe rikthimi drejt regresit.

Next Post
Hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm, delegacioni i BE në Tiranë: Hap i rëndësishëm për Shqipërinë

Hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm, delegacioni i BE në Tiranë: Hap i rëndësishëm për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In