• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Je keqinformuar”/ Ristani korrigjon Berishën për datën e zgjedhjeve në PD: Këshilli s’votoi fare, u vendos nga Basha

by Java News
28/05/2021 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani nuk ka nguruar të ‘korrigjojë’ Sali Berishën lidhur me mënyrën se si u vendos data 13 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve brenda PD për kryetarin e saj të ri. Një ditë më para Berisha deklaroi se data u vendos nga Këshilli Kombëtar dhe ai heshti para këtij vendimi, por për Ristanin kjo nuk është e vërtetë pasi data u vendon nga vetë Basha dhe u miratuar nga kryesia e PD, ndërsa në Këshillin Kombëtar u votua vetëm për përbërjen e komisionit që do të organizonte zgjedhjet. Për Ristanin, Berisha është keqinformuar në këtë drejtim, ndërsa thekson se tani më shumë se kurrë “kemi nevojë për të vërtetën”.

“Dje,  z. Berisha, ne lidhje me hapjen e garës për kryetar te PD dhe caktimin e datës 13 qershor për votim, ka deklaruar se:

“Padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Mos të merrem me çështjen. Sepse vendimi ishte unanim”

Do doja te sqaroja se z .Berisha, se sepaku, është i keqinformuar. Këshilli Kombëtar nuk diskutoi dhe as votoi për datën e zgjedhjeve.

Pas deklarimit nga Sekretari i Përgjithshëm dhe z. Basha, se caktimi i dates ishte vendim i Kryesise dhe data ishte vendosur nga Kryesia, Këshili Kombëtar votoi vetem perberjen e Komisionit te organizimit te zgjedhjeve.

Pra thjesht dhe qarte, nuk eshte shqyrtuar nga KK hapja e gares dhe caktimi i dates se zgjedhjeve per kryetar te PD dhe sigurisht nuk eshte votuar fare per kete.

Se dyti z. Berisha dhe cdo kush, mund te lexoje fjalen e Kryetarit te KK se cfare ka thene per zgjedhjet (kohen dhe gjithcka tjeter).

Une personalisht, por edhe disa foles te tjere, ne fjalen e tyre, kerkuam te kishte kohe te mjaftueshme per analize dhe per pergatitjet per zgjedhje, por e perseris, kjo nuk u pranua te votohet ne Keshillin Kombetar. Sot me shume se kurre kemi nevoje per te verteten”, shkruan Ristani.

Berisha tha një ditë më parë se ai nuk foli për datën e zgjedhjeve pasi u vendos nga Këshilli Kombëtar, edhe pse për të fillimisht duhet të bëhej një analizë për zgjedhjet e 25 prillit. Vendosja e kësaj date me shpejtësi dhe shpallja e Sali Berishës ‘non grata’ solli sulmet të Bujar Nishanit kundrejt Lulzim Bashës i cili tha se “ai e dinte më parë vendimin e DASH dhe se pikërisht për këtë arsye shpejtoi t’i bënte zgjedhjet më 13 qershor”. Edhe vetë Berisha tha më herët se i takon Bashës të sqarojë nëse kishte dijeni për vendimin e DASH për shpalljen e tij ‘non grata’. Kjo bëri që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Basha të dilte me një qëndrim të fortë kundër Nishanit duke i cilësuar ato si shpifje dhe inati e mllefi personal, por që duhet të kenë një limit”.

g.kosovari

Next Post
“Brenda 7 ditësh raporti për shkarkimin e Metës në Kuvend”/ Hyseni: Bëri fushatë kundër partisë në pushtet, roli i tij…

"Brenda 7 ditësh raporti për shkarkimin e Metës në Kuvend"/ Hyseni: Bëri fushatë kundër partisë në pushtet, roli i tij...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

February 11, 2026
Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

February 11, 2026
“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

February 11, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

February 11, 2026
Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

February 11, 2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

February 11, 2026

Mul Noka sulmon kritikët e PD: Të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik

February 11, 2026
Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In