• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Je i mbaruar, s’të shpëton më Edi Rama”/ Berisha: Basha, anëtar organizate kriminale në Belgjikë. Dorëhiqu

by Java News
03/12/2021 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Bilisht ka folur sërish për përfshirjen e Lulzim Bashës në çështjen e Toyota Yaris. Berisha nuk i ndahet Bashës dhe i kërkon vazhdimisht që të japë dorëheqjen e të mos fshihet pas dosjeve.

Në fjalën e tij, Berisha tha se dosjen ia ka mbyllur Rama në Prokurorinë e Tiranës, por në Prokruorinë e Belgjikës, kreu aktual i PD  rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale.

“Në foltore të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për Toyota Yaris, për dosjen në Muzinë, sikundër ju garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera dhe projekti i Emirateve në Durrës nuk do të3 zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme politike e vendit. Por do të ndalemi për një moment, ish ministri ynë i brendshëm deklaroi një ditë në parlament se ditën e shtunë do vijnë me një seri Toyotash dhe do i presë Taulant Balla, deklaratë e cila në pamje të parë të dukej si fantazi.

E pyes i them zotëri, si e bëre këtë deklaratë. Thoshte e sigurt që vijnë. Si mund të dekonspirosh se futesh në vorbullin e kësaj organizate kriminale. Kjo do të thotë paralajmërim i atyre që të mos flinin për tu pritur dhe dështim i operacionit. Jo tha se i ndjekin me GPS. Doli fjalë për fjalë por ata që duhet ti prisnin nuk dolën, ikën. Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari, për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Kjo do të thotë që Rama ia mbylli dosjen kryetarit. Mirëpo i kishte rrënjët në Belgjikë.

Prokuroria e Belgjikës kishte nisur hetimet. Pra nëse i Rama i mbylli pengut dosjen e Tiranës, atë nuk e mbyllte dot. Dua ti kërkoj dhe njëherë në emër tuaj, jep dorëheqjen dhe mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri por me atë në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”, Berisha./m.j

Next Post
Basha ftesë “firmëtarëve” të Berishës: 18 Dhjetori, pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion

Basha ftesë “firmëtarëve” të Berishës: 18 Dhjetori, pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com